Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MEFSHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem shumë i ngadaltë, ngathtësohem, bëhem i mefshtë.
✱Sin.: ngadalësohem, ngathtësohem.
MEFSHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Më bën shumë të ngadaltë, më ngathtëson, më bën të mefshtë. Të punuarit pa pushim na mefshtëson.
✱Sin.: ngadalësoj, ngathtësoj.
MÉFSHTË (i, e) mb. 1. Shumë i ngadalshëm në punë, në lëvizje, në veprime, në të menduar etj.; i ngathët. Njeri i mefshtë. U tregua i mefshtë. Është frikacak e i mefshtë në veprim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MEFSHTËSÍ,~A f. Të qenët i mefshtë, të qenët i ngathët e pa gjallëri, ngathtësi, plogështi. Mefshtësi në punë. Shfaqje mefshtësie. Dha shenjën e parë të mefshtësisë. U vu në lëvizj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEFSHTËSÍM,~I m. Veprimi kur mefshtësoj a kur mefshtësohem.✱Sin.: ngadalësim, ngathtësim, plogështim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEFSHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Më bën shumë të ngadaltë, më ngathtëson, më bën të mefshtë. Të punuarit pa pushim na mefshtëson.✱Sin.: ngadalësoj, ngathtësoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEFSHTËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë i mefshtë, shumë i ngadaltë, i ngathtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë