Fjalori


Rezultate të ngjashme

MÉFSHTË (i, e) mb. 1. Shumë i ngadalshëm në punë, në lëvizje, në veprime, në të menduar etj.; i ngathët. Njeri i mefshtë. U tregua i mefshtë. Është frikacak e i mefshtë në veprim. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEFSHTËSÍ,~A f. Të qenët i mefshtë, të qenët i ngathët e pa gjallëri, ngathtësi, plogështi. Mefshtësi në punë. Shfaqje mefshtësie. Dha shenjën e parë të mefshtësisë. U vu në lëvizj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MEFSHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem shumë i ngadaltë, ngathtësohem, bëhem i mefshtë.Sin.: ngadalësohem, ngathtësohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEFSHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Më bën shumë të ngadaltë, më ngathtëson, më bën të mefshtë. Të punuarit pa pushim na mefshtëson.Sin.: ngadalësoj, ngathtësoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEFSHTËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë i mefshtë, shumë i ngadaltë, i ngathtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.