Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MEDIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. dhe kal. Përqendroj mendjen në diçka për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht në heshtje ose nën tingujt e muzikës së qetë, për qëllime fetare ose shpirtërore ose si një mënyrë për t’u çlodhur; përsiat. Po meditoja para filxhanit të çajit. Rri e mediton për gjithçka. Filloi të meditonte. Medituan për pak kohë. Meditoi symbyllas. Meditoji thellë këto fjalë!
►MEDIT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Meditoj; mund të meditoj; duhet të meditoj. Ai rekomandoi të meditohet rreth 20 minuta në ditë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë