Fjalori
MEDET

MEDÉT pasth., bised. Përdoret kur shprehim dëshpërim, dhembje, keqardhje, frikë etj.; mjerë. Medet për të! Medet, sa keq! Medet ç’na gjeti! Ah medet! Hej, medet! Vaj medet!

MEDET

MEDÉT,~I m. 1. E keqe e madhe, fatkeqësi, mjerim, hata. Ç’është ky medet që i gjeti! U për medet (dikush a diçka) ka rënë në një gjendje shumëkeqe a të vajtueshme, është bërë për ta vajtuar.
2. Ndihmë, shpëtim; derman. I sëmuri kërkonte medet. Gjeti medet.
*Vaj medet!

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.