Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBÝTSHËM ndajf. 1. Me tinguj të dobët që nuk shqiptohen ose nuk dëgjohen qartë, mbytur, mbyturazi. Bubullimat gjëmojnë mbytshëm. Ia dëgjoja fjalët mbytshëm. Foli paksa mbytshëm. Kambanat jehonin mbytshëm. Marr frymë mbytshëm.
2. Duke e shtrënguar fort, duke mos e lënë të marrë frymë, duke e mbytur. Kollarja po ia shtrëngonte mbytshëm fytin.
✱Sin.: mbytur, mbyturazi.
MBÝTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund ta shtypësh me forcë, që mund ta shuash (për një ide, mendim etj.); që mund ta bësh të heshtë (dikë), që mund ta mbytësh. Zëri i një gruaje nuk është lehtë i mbytshëm.
2. Që mezi dëgjohet, i mekur, i dobët, i mbytur. Atij i shpëtoi një gajasje e mbytshme.
3. Që të pushton, të lodh e të mundon; që të mbyt. I kapi një plogështi e mbytshme. E pushtoi një vetmi e mbytshme.
✱Sin.: i mekur, i dobët, i mbytur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë