Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBUSHULLÚAR (i, e) mb. Që është mbushulluar, i mbushur plot e përplot, i brumbulluar. Sheshi qe i mbushulluar me njerëz. Ky libër është i mbushulluar me të dhëna.
MBUSHULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E mbush plot e përplot, e brumbulloj; i jap dikujt diçka në sasi të mëdha; ia sjell diçka me bollëk. E mbushulloi shtëpinë me të mira. Na mbushulloi me ushqime.
2. edhe jokal. E kam plot e përplot me dëshirë (zemrën, shpirtin). Më mbushullon zemra. Retorika e ka ndihmuar për t’i mbushulluar ndjekësit e tij.
MBUSHULLÍ,~A f. 1. Sasi e madhe, shumicë, buri. Gjithë ajo mbushulli mishrash e bakllavash. Mbushullia e pasurisë ishte e panumërueshme. Jetonte në mbushullinë e gjithë të mirave. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBUSHULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur e mbushulloj dikë ose kur mbushullohet dikush.2. Sasi e madhe, bollëk; buri, hape. Ka mbushullim ushqimesh. Kishin bukë me mbushullim. Uji vinte me …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBUSHULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëmishte druri, byku, kashte etj.; bazhgare, flauri. I hyri një mbushullinë në sy.2. Fundërrina që mblidhet në fund të një lëngu.✱Sin.: lëmishte, …
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBUSHULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Është plot e përplot. Sytë e tij u mbushulluan me pikëllim.2. pës. e MBUSHULLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBUSHULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E mbush plot e përplot, e brumbulloj; i jap dikujt diçka në sasi të mëdha; ia sjell diçka me bollëk. E mbushulloi shtëpinë me të mira. Na mbush…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÚSHUR (i, e) mb. 1. Që ka brenda një lëng a një lëndë tjetër aq sa mund të nxërë, që është plot a rrafsh me diçka, që nuk nxë më (për enë ose për diçka tjetër të zbrazët e të the…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÚSHURA,~T (të) f. sh. Perime (domate, speca, patëllxhan etj.) të mbushura me mish të grirë, me oriz etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë