Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBÚSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. elektr. Pajisje që përdoret për të karikuar baterinë, karikues. Mbushës i telefonit.
2. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.
3. Pajisje a makinë që shërben për të mbushur diçka, mbushëse.
4. Punëtor që merret me mbushjen e diçkaje. Mbushës shishesh. Mbushës kutish. Mbushës minash.
5. usht. Ushtar që ka për detyrë të mbushë armën me predha. Veprimet e mbushësit. Numërori, shënjuesi dhe mbushësi i topit.
6. muz. Zëri i tretë në këngët popullore me shumë zëra; ai ose ata që ia mbushin këngës; ai ose ata që mbajnë iso.
MBUSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punëtore ose ushtare që merret me mbushjen e diçkaje. Mbushësja e shisheve (e kavanozave). Mbushësja e topit.2. Makinë që shërben për të mbushur diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÚSH/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Grimcë, thërrime a flashkë që bie në një sipërfaqe të lëngët; bëzhdilë, mbeturinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë