Fjalori
MBUSH

MBUSH vep., ~A, ~UR 1. kal. Shtie një lëng a një lëndë çfarëdo brenda në një enë ose në diçka tjetërzbrazët a të thelluar aq sa mundnxërë e të rrafshohet; e zë a e mbuloj krejt me diçka një vendzbrazët a një hapësirë; kund. zbraz. Mbush plot (buzëbuzë). Mbush gotën me ujë. Mbush shishen me verë (me raki). Mbush kovën. Mbush pjatën (tasin) me gjellë. Mbush thesin me miell. Mbush trastën (torbën) me bukë. Mbush koshin (shportën) me rrush (me mollë). Mbush jastëkët (dyshekun) me lesh (me pambuk). Mbush hambarin (depon) me drithë (me grurë). Mbush kasollen me bar (me kashtë). Mbush mushkëritë me frymë. E mbushën gropën me gurë (me dhe). Lumi e mbushi bregun me zhavorr. Mbushi xhepat me mollë. Mbush çibukun me duhan.
2. kal. Shkoj e marr ujë me një enë në burim, në çezmë, në pus etj. Mbush ujë në çezmë (në burim, në pus).
3. kal. Mbyll një vrimë, një të çarë etj. duke i shtënë diçkagjithë hapësirën e saj, e zë me diçka; shtupoj. I mbushën vrimat (të çarat) e murit. I mbushi plasat me shtupë. Mbush dhëmbin (dhëmballën) zë me një lëndëposaçme vrimën e dhëmbit a të dhëmballës së prishur.
4. kal. Shtie barut, predhë a fishekë në një armë dhe e bëj gati për qitje; kund. zbraz. Mbush pushkën (revolen, topin). Mbush çiften.
5. kal. Shtoj shumë numrin e njerëzve në një vend, e bëjplotë; e plotësoj; e zë me njerëz të gjithën (një hapësirë). Mbushnin sheshin (shkallët, sallën, stadiumin). Na mbushën shtëpinë nipërit e mbesat. Mbushën radhët e ushtrisë.
6. edhe fig., kal. E bëjplotë diçkaështë e mangët, plotësoj atë që mungon ose që nuk është bërë. Mbush numrin e kërkuar. Mbush sasinë e nevojshme. Mbush orët e caktuara. Mbush programin. Mbush zbrazëtitëdijet e mia.
7. kal., vet. v. III Ia zmadhon vëllimin e vet, e bënplotë, të fryrë etj. Qershia i mbushi kokrrat. Gruri e mbushi kallirin. Ia mbushi faqet e shëndoshi, ia bëriplota faqet.
8. kal. Prashit për herëdytë një bimë duke afruar dheun pranë rrënjës, mbath, përdhej. Mbushin misrin.
9. kal. Plotësoj me të gjithadhënat e duhura një formular, një fletanketë etj.; shkruaj një faqetërë të një flete a gjithë fletët e një fletoreje, të një blloku etj.; plotësoj me shkrime një gazetë, një revistë etj. E mbushi fletën (bllokun) me shënime. I mbushin fletoret me detyra. Mbush një formular (regjistrat, një fletanketë). I ka mbushur shtyllat e gazetës me lajme e me fotografi.
10. kal. I jap dikujt një gjë me shumicë aq sa të ngopet ose të mos ketënevojë për të; e plotësoj diçka me çdo gjë të nevojshme, e pajis me të gjitha sa duhen; vë a shtoj diçka me tepri, e kaloj masën; ngop (edhe fig.). E mbushi me ushqime (me të gjithamirat). E mbushi me dhurata. E mbushi shtëpinë a) sollishtëpi shumë ushqime, orendi etj.; b) me ardhjen e tij (e saj) duket sikur shtëpia është plot me njerëz (thuhet kur vjenfamilje një anëtar i saj a një i afërm shumë i rëndësishëm, shumë i zoti e veprues a shumë i dashur). E ka mbushur tregimin me fjalëhuaja (me fjalëgjata). E mbushi me llafe (me gënjeshtra).
11. fig., kal. I ngjall dikujt një ndjenjëfortë (kënaqësie, gëzimi, urrejtjeje etj.), e bëjpushtohet i tëri nga një ndjenjë. Na mbush me gëzim (me hare, me besim, me optimizëm). Na mbushën (zemrat) me urrejtje.
12. fig., keq., kal. I flas vazhdimisht dikujt dhe e nxit kundër një tjetri, e fryj kundër dikujt. E mbushi me fjalë. E mbushi kundër shokut. Kush e kishte mbushur ashtu? E kishin mbushurtjerët.
13. kal. Plotësoj një kohë a një afatcaktuar; arrij një moshëcaktuar. Mbushi javën (muajin, vitin) që ka ardhur. Mbushi dy vjet që ka vdekur. Mbushi njëzet vjet. Mbushi moshën për martesë. Në mars mbush vitin.
14. fig., bised., kal. Përmbush një kërkesë, një detyrë etj., plotësoj. E mbushi qëllimin. E mbushi detyrën (dëshirën). I mbush kushtet (kërkesat).
15. bised., jokal. Iki me vrap, vrapoj me të gjitha forcat, ua mbath këmbëve (përdoret me trajtat e shkurtrapëremrit vetorrasat dhanore e kallëzore). Ia mbushi për në shtëpi. Ia mbushi me të katra. Ua mbushi këmbëve.
16. bised., jokal. Ik, shporru! Mbushu!
17. kal. Ngarkojrrymë baterinë e telefonit, të kompjuterit etj., karikoj. Mbush telefonin (kompjuterin me rrymë).
Sin.: brus, kum, rrëmbush, rras, mbushulloj, brumbulloj, pupuloj, ngarkoj, zë, mbyll, kalpëtoj, shtupoj, mbath, ruboj, plotësoj, pajis, ngop, ngjesh, mbuloj, përdhej, mbath, shëndosh, përmbush, arrij.
E mbushi *barkun (dikush). Mbush *boshllëkun. I mbushi *brekët (dikush) përb. vulg. As mbush e as derdh (dikush) shih as mbjell e as kopaçit (dikush). Ia mbush *kokën (dikujt). E mbushi *kupën (dikush). Ia mbush *mendjen (dikujt). mbushi me *miza (dikush). E mbushi *plëndësin (dikush) bised. Nuk ma mbush *syrin (dikush a diçka). E mbushi *thesin (dikush) keq. I mbushi *xhepat (dikush). Ma mbushi *zemrën (shpirtin) (plot) (dikush a diçka). E mbushi *zorrën (dikush) bised.


Rezultate të ngjashme

MBUSHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Arkë ose kosh ku mbahet drithi në mulli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBUSHÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bujk që mbath bimët në arë, mbushtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MBÚSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III I futet një lëng a një lëndë tjetër brenda derisa nuk nxë më a derisa rrafshohet, bëhet plot (për enët a për diçka tjetër të zbr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBUSHÍN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Calik. Mbaj ujin në mbushina.2. Mbeturinë e vogël, mbushël. Ra një mbushinë në gotë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBÚSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur mbush diçka ose kur mbushem. Mbushja e jorganit (e jastëkut, e dyshekut). Mbushja e gropës. Mbushja e dhëmbit. Mbushja e armës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBUSHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor bujqësie që prashit bimët për herë të dytë ose që mbath bimët në arë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBÚSHUR (i, e) mb. 1. Që ka brenda një lëng a një lëndë tjetër aq sa mund të nxërë, që është plot a rrafsh me diçka, që nuk nxë më (për enë ose për diçka tjetër të zbrazët e të the…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBÚSH/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Grimcë, thërrime a flashkë që bie në një sipërfaqe të lëngët; bëzhdilë, mbeturinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBÚSHËS,~E mb. Që shërben për të mbushur diçka. Makinë mbushëse (cigaresh, qumështi). Lëndë mbushëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBÚSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. elektr. Pajisje që përdoret për të karikuar baterinë, karikues. Mbushës i telefonit.2. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.3. Pajisje a makinë që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.