Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBURÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e armatimit në kohën e lashtë e në mesjetë si pllakë e rrumbullakët a katërkëndëshe prej metali, prej druri a prej lëkure, që e mbante luftëtari me dorën e majtë përpara për t’u mbrojtur nga goditjet e kundërshtarit; shqyt. Mburojë bakri (bronzi, lëkure). Mburojë me stemë (me zbukurime).
2. Pllakë prej metali në pjesën e përparme të topit ose të mitralozit të rëndë, që shërben për t’u mbrojtur nga predhat e kundërshtarit.
3. Ledh me dhe, me thasë rëre ose me diçka tjetër, i ngritur përpara pozicionit të luftëtarit për t’u mbrojtur nga predhat ose nga sulmet e armikut; fortifikatë. Mburojë me plisa.
4. Samari i disa kafshëve ose gualli i disa kandrrave. Mburoja e gaforres. Mburoja e breshkës.
5. fig. Ai që mbron e përkrah dikë a diçka, mbrojtje; mbështetje e sigurt. Mburojë e fortë (e sigurt). Është bërë mburojë për fëmijët e vet. I qëndron mburojë. Mburojë e qytetërimit. Mburojë e lirisë.
♦ I bëhet mburojë (dikujt a diçkaje) e mbron; e siguron nga çdo sulm a rrezik; i bëhet hije.
MBUROJËZÍM,~I m. Ngritje a ndërtim i mburojës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbroj. Mburoj qytetin kundër mësymjeve. Unë mburova nderin tim. Në të gjithë këtë histori një mik e mburoi babain.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBUROJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Gjëndra e tiroides.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë