Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBULÚES,~E mb. Që shërben për të mbuluar diçka; që përdoret si mbulesë. Kapak (xham) mbulues. Perde mbuluese. Vello mbuluese. Lëndë mbuluese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBULÚES,~I m. sh. ~, ~IT Diçka që shërben për të mbuluar; mbulesë. Mbuluesit tekstilë të dyshemesë. Mbuluesit e mureve. Mbuluesit e problemeve ekonomike.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBULUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i mbulueshëm; aftësia për t’u mbuluar ose për të mbuluar dikë apo diçka; kund. pambulueshmëri. Radio me mbulueshmëri rajonale. Rrjetet e internetit bre…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të mbulohet; kund. i pambulueshëm. Zona të mbulueshme me internet. Shuma minimale e mbulueshme. Kostot e mbulueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBULÚETAS mb. Fshehurazi. Qeshi mbuluetas. E kanë ushtruar besimin mbuluetas.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë