Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRYDH vep., ~A, ~UR kal. E bëj diçka të butë, e bëj të mbrydhët, zbruj, ndulk (kryesisht për pemët). Mbrydh hurmat (dardhët, gorricat).
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBRÝDH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Bëhet i butë, bëhet i mbrydhët, zbruhet, ndulket (kryesisht për pemët kur piqen shumë). Dardhat u mbrydhën vetiu. Kur mbrydhen va…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÝDHUR (i, e) mb. Që është mbrydhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÝDHËT (i, e) mb. Që është bërë i butë, i shtrydhët, i zbrujtur (kryesisht për pemët); i ndulkët. Gorrica (vadhëza) të mbrydhëta. Dardha të mbrydhëta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë