Fjalori
MBRUSJE

MBRÚSJ/E,~A f. Mbushje plot e përplot me diçka. Mbrusje me besim në potencialin njerëzor.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MBRUS
MBRUS

MBRUS vep., ~A, ~UR kal. 1. E mbush diçka plot, i vë sa s’nxë më; gjiroj. Mbrus thesin (shportën). E mbrus shtëpinë me të mira e mbushi me të gjithamirat.
2. E ngarkoj shumë, i vë përsipër sa s’mban më. I mbrusi kafshët me dru.
3. fig. E ngarkoj shumë me një ndjenjë a me një ide të caktuar, e mbush plot. E mbrus nxënësin me ndjenja përgjegjësie.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.