Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRÓTHJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur mbroth; përparim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROTHËSÍ,~A f., bised. Mbarësi, përparim; lulëzim. Mbrothësia e kombit. Mbrothësia e gjuhës. Mbrothësia e trupit. Viti i Ri me mbrothësi! (ur.)
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROTHËSÍM,~I m. Veprimi dhe gjendja kur mbrothësoj. Punon për mbrothësimin e restorantit të vet. Mbrothësim i gjuhës me fjalë të reja.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBROTHËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ecën mirë e mbarë; përparoj, përmirësohem. Po mbrothësohen punët. Si do të mbrothësohet biznesi? Që secili të mbrothësohet, që vendi …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROTHËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbroth. Mbrothësoj një trashëgimi (një vend). Mbrothësoj gjënë e gjallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÓTHËSÚAR (i, e) mb. Që është mbrothësuar. Punë të mbrothësuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROTHËSÚES,~E mb. Që mbrothëson, që ecën mbarë e mirë, që përparon. Përpiqet për një jetë më mbrothësuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÓTHËT (i, e) mb. Që sjell mbarësi, i mbarë. Ka një synim të mbrothët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë