Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRÓJTËS,~E mb. 1. Që përdoret ose që shërben për t’u mbrojtur nga një rrezik, nga një sëmundje etj.; që bëhet ose që përdoret për të mbrojtur dikë a diçka. Bojë mbrojtëse. Syza (maskë) mbrojtëse. Mur (brez, ledh) mbrojtës. Pyje mbrojtëse. Perde mbrojtëse. Veshje (këpucë, çorape) mbrojtëse veshje që përdoren për të mbrojtur trupin nga lëndët helmuese, nga nxehtësia etj. Faqe mbrojtëse (shtypshkr.) fletë e palosur më dysh që përdoret për të bashkuar librin me kapakët.
2. usht. Që lidhet me mbrojtjen e vendit, që i përket mbrojtjes; që siguron mbrojtjen e vendit; që bëhet për t’u mbrojtur nga armiku. Ushtri mbrojtëse. Fuqi (aftësi) mbrojtëse. Luftë (taktike) mbrojtëse. Masa (mjete) mbrojtëse. Vijë (punime) mbrojtëse. Përparëse mbrojtëse veshje speciale që të mbron nga lëndët kimike etj.
3. edhe fig., fet. Që ka si detyrë të mbrojë një person, grup a komb të veçantë. Engjëll mbrojtës.
4. drejt. Që merr përsipër ose që ngarkohet për të mbrojtur një të pandehur në gjyq. Avokat mbrojtës. Dëshmitar mbrojtës.
✱Sin.: ruajtës, përkrahës, mbështetës, dalzotës.
MBRÓJTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbron dikë a diçka; ai që i del zot dikujt a diçkaje; përkrahës. Mbrojtësit e vendit. Mbrojtësit e qytetit. Mbrojtës i lirive dhe të drejtave të njeriut.
2. drejt. Avokati që është ngarkuar për të mbrojtur një të pandehur në gjyq. Fjala (dëshmia) e mbrojtësit.
3. sport. Lojtar i mbrojtjes në lojën e futbollit, në basketboll dhe në disa lojëra të tjera me top. Mbrojtësi i djathtë (i majtë).
MBRÓJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që mbron dikë a diçka; përkrahëse. Mbrojtëse besnike e vendit të vet. Mbrojtëse e të drejtave të fëmijëve.2. drejt. Avokatja që është ngarkuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mbrojtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÓJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbroj dikë a diçka ose kur mbrohem. Mbrojtja e vendit (e lirisë, e pavarësisë). Mbrojtja e pronës (e pasurisë). Mbrojtja e nderit (e të d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROJTÓR, E mb. Mbrojtës. Luftë mbrojtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zonë e mbrojtur kur ndalohet gjuetia e kafshëve a shpendëve dhe dëmtimi i bimëve, rezervat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBROJTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i mbrojtshëm, vetia e diçkaje që është e mbrojtshme. Mbrojtshmëria e të dhënave në internet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÓJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të mbrohet; kund. i pambrojtshëm. Vend i mbrojtshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÓJTUR (i, e) mb. 1. Që ka një mbrojtje e nuk e zë era etj., që është në kushte të përshtatshme për t’u ruajtur nga diçka. Luginë e mbrojtur (nga era). Gji deti i mbrojtur. Është…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë