Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRETËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Titull i monarkes në disa shtete; drejtuese e monarkisë; ajo që mban këtë titull. Mbretëresha e re.
2. E shoqja e mbretit. Mbreti dhe mbretëresha.
3. fig. Ajo që sundon në një fushë të industrisë, të tregtisë, të sportit, të kinematografisë etj. Mbretëresha e sporteve.
4. fig. Ajo që dallohet mbi gjithë të tjerët për fuqi trupore a fizike karakteristike të llojit të vet (për kafshë, për pemë, për pije etj.). Mbretëresha e pijeve.
5. Ama e bletës, matka, parëza.
6. shah. Figura më e fuqishme në lojën e shahut, e cila lëviz në të gjitha kutitë bosh vertikalisht, horizontalisht dhe diagonalisht. Mbretëresha lëviz edhe si tora, edhe si fili. Mbretëresha e bardhë (e zezë). Humbi mbretëreshën. Nxjerr ushtarin mbretëreshë ushtari që arrin në vijën fundore mund të luajë rolin e mbretëreshës.
MBRETËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Shtet që ka në krye një mbret. Mbretëri e madhe. Tokat (kufijtë) e mbretërisë.2. fig. Tërësi a grup i madh qeniesh të gjalla (kafshësh a bimësh), që ka…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRETËRÍM,~I m. 1. Ushtrimi i pushtetit monarkik nga një mbret, perandor a princ; koha sa zgjat sundimi i një mbreti. Në kohën e mbretërimit të tij. Fundi i mbretërimit të tij.2. f…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRETËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Ushtroj pushtetin si mbret, si perandor ose si princ; jam mbret, sundoj në një mbretëri (për mbretërit). Mbretëroi për një kohë të shkurtër (t…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRETËRÓR,~E mb. 1. Që i përket mbretit, i mbretit; që ka lidhje me mbretin ose me pushtetin e tij; që vepron në emër të mbretit. Familja mbretërore tërësia e pjesëtarëve të familj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë