Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shenjë që mbetet në lëkurë nga një plagë, nga një gërvishtje etj. vrajë. Mbresë plage. Mbresa e djegies. Mbresa e lisë (e ulcerës) në lëkurë. Mbresë thike. Mbresa e sëpatës në dru.
2. Gjurmë që lë diçka në sipërfaqen e një sendi; tragë, shenjë. Mbresa e vulës. Mbresat e këmbëve në borë. Mbresat e gishtërinjve.
3. fig. Gjurmë që na lë në ndërgjegjen tonë diçka që shohim a dëgjojmë, diçka që përjetojmë dhe që zakonisht ruhet për një kohë të gjatë; përshtypje. Mbresë e fortë (e gjallë, e thellë, e paharruar, e pashlyeshme). Mbresë e hidhur. Mbresat e para. Mbresa të çastit. Na la mbresa të thella. Nuk i la asnjë mbresë. Kishte një mbresë pasigurie.
♦ Më lë mbresë (dikush a diçka) më bën përshtypje (zakonisht të mirë), më ngulitet e nuk e harroj; më lë gjurmë.
MBRESËLË́NËS,~E mb. Që të lë përshtypje a mbresa të forta. Kishte shpalosur një talent mbresëlënës si pianiste. Tablotë shiten me shifra mbresëlënëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë