Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRAPSHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon mbrapsht, e mbrapshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPS vep., ~A, ~UR kal. Zmbraps. Mbraps protestuesit (ushtrinë). Mbraps rrezikun. Mbraps të keqen. Mbraps euforinë.✱Sin.: zbyth, praps, spraps.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBRÁPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zmbrapsem. Ai u mbraps pak nga pak.2. pës. e MBRÁPS. U mbrapsën dy sulme.✱Sin.: zbythem, prapsem, sprapsem.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHT ndajf. 1. Nga ana e prapme, nga ana që nuk duket, jo nga e mbara; kund. mbarë. E veshi mbrapsht. E ktheu bluzën mbrapsht. E ke këmishën mbrapsht.2. Praptas; andej nga ka a…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHTAS ndajf. Mbrapsht. I zbythi këmbët mbrapshtas. Uji e ktheu kutinë mbrapshtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHTAZI ndajf. Mbrapshtas. E filloi karrierën mbrapshtazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Punë a sjellje e mbrapshtë, prapësi. Këmbënguli t’i tregonte ndonjë mbrapshti të vetën. Hoqi dorë nga mbrapshtitë. E urren mbrapshtinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur mbrapshtoj dikë a diçka ose kur mbrapshtohem. Mbrapshtimi i çdo lëshimi.2. Prapësi, mbrapshti. E quajti një mbrapshtim të pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Shtresë e hollë që vendoset si përforcuese nën shuallin e këpucëve për ta ruajtur nga konsumimi. Këpucë me porosi me mbrapshtinë. Dorëzoi mbrapshtin…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÍN/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Veprim a punë e mbrapshtë. Sajonte mbrapshtina.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBRAPSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Tërhiqem prapa, zmbrapsem, zbythem.2. vetv. Më shkon mbrapsht një punë; ngatërrohem keq në një punë.3. vetv. Bëhem i mbrapshtë, fill…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të tërhiqet pas, e zmbraps. Populli rrinte në mure që t’i trembnin e t’i mbrapshtonin për ta pushtuar qytetin.2. E pengoj dikë në punën e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i mbrapshtë. Ishte mbrapshtor i pashoq. Është mbrapshtor i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHTË (i, e) mb. 1. Që është ose që kthehet në anën e mbrapme të diçkaje (edhe fig.); i pasmë.2. Që sillet keq, që bën prapësi, i prapë, i lig. Njeri i mbrapshtë.3. Që është ça…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Njeri i mbrapshtë. Ai u tregua i mirë edhe me të mbrapshtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që është e mbrapshtë (për një njeri, për një dukuri etj.). Dhuna e vërtetë është ajo e vetëdijshmja, e qëllimshmja, e mbrapshta. Më t’u…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur mbraps dikë a diçka ose kur mbrapsem, zmbrapsje.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSUR (i, e) mb. Që është mbrapsur, i zmbrapsur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë