Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBRAPSHT ndajf. 1. Nga ana e prapme, nga ana që nuk duket, jo nga e mbara; kund. mbarë. E veshi mbrapsht. E ktheu bluzën mbrapsht. E ke këmishën mbrapsht.
2. Praptas; andej nga ka ardhur dikush, prapa. Eci mbrapsht. Shkonte (tërhiqej) mbrapsht. Ekipi u kthye mbrapsht.
3. Duke ia kthyer pas në shenjë mospranimi, pa e pranuar dikë a diçka. Ia ktheu dhuratën mbrapsht.
4. Duke iu përgjigjur dikujt. Ajo më shkroi dhe unë ia ktheva e-mailin mbrapsht.
5. Shtrembër, keq, jo ashtu si duhet; jo mbarë, së prapthi; ters; kund. mbarë. Flet (punon, mendon) mbrapsht. Rri mbrapsht e fol drejt. (fj. u.). E filloi (e bëri) mbrapsht (një punë). Më doli mbrapsht. Gjithçka vinte mbrapsht. Ia mori për mbrapsht atë që i tha.
6. Duke bërë prapësi, në mënyrë të prapë, si i prapë, si rrugaç. Sillej (vepronte) mbrapsht.
♦ I ka hipur kalit mbrapsht (së prapthi) (dikush) e ka nisur keq një punë, nuk e ka nisur për së mbari; sillet keq e me inat. S’ia kthen fjalën mbrapsht (dikujt) nuk e kundërshton, e dëgjon dhe i bindet, nuk i thotë jo. S’e kthen fjalën mbrapsht (dikush) e mban fjalën a premtimin e dhënë, atë që thotë, e bën; nuk e ha fjalën; nuk ndërron mendje. E ktheu mbrapsht (diçka). 1. E përmbysi dhe e bëri rrëmujë; e ktheu përmbys. 2. Nuk e pranoi diçka që ia kishte dërguar dikush. I mori mbrapsht (fjalët) (dikush) e pranoi se foli gabim, i tërhoqi ato që tha; u pendua.
MBRAPSHTÁR,~E mb. Që bën dëme, i keq, i prapë. Ka njerëz mbrapshtarë që punojnë për ta shëmtuar natyrën.✱Sin.: i dëmshëm, i keq, i lig, i prapë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që punon mbrapsht, i mbrapshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Punë a sjellje e mbrapshtë, prapësi. Këmbënguli t’i tregonte ndonjë mbrapshti të vetën. Hoqi dorë nga mbrapshtitë. E urren mbrapshtinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHTË (i, e) mb. 1. Që është ose që kthehet në anën e mbrapme të diçkaje (edhe fig.); i pasmë.2. Që sillet keq, që bën prapësi, i prapë, i lig. Njeri i mbrapshtë.3. Që është ça…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Njeri i mbrapshtë. Ai u tregua i mirë edhe me të mbrapshtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSHT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që është e mbrapshtë (për një njeri, për një dukuri etj.). Dhuna e vërtetë është ajo e vetëdijshmja, e qëllimshmja, e mbrapshta. Më t’u…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRAPS vep., ~A, ~UR kal. Zmbraps. Mbraps protestuesit (ushtrinë). Mbraps rrezikun. Mbraps të keqen. Mbraps euforinë.✱Sin.: zbyth, praps, spraps.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBRÁPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zmbrapsem. Ai u mbraps pak nga pak.2. pës. e MBRÁPS. U mbrapsën dy sulme.✱Sin.: zbythem, prapsem, sprapsem.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur mbraps dikë a diçka ose kur mbrapsem, zmbrapsje.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBRÁPSUR (i, e) mb. Që është mbrapsur, i zmbrapsur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë