Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBLÉDHUR (i, e) mb. 1. Që është grumbulluar. Lulet (bimët) e mbledhura në fushë. Pasuria e mbledhur. Botime me materiale (këngë) të mbledhura nga folklori.
2. Që është vjelë (për frutat). Manaferrat e mbledhura.
3. Që i ka ndërtesat pranë e pranë, i përqendruar në një vend; i përmbledhur; kund. i shpërndarë. Qytet (fshat) i mbledhur.
4. Që është përthyer, është palosur ose është mbledhur shuk a si lëmsh; i mbështjellë. Me flokë të mbledhur. Me trup të mbledhur. Me vela të mbledhura.
5. fig. I shtruar, i bindur e i urtë, që nuk bredh rrugëve kot. Njeri i mbledhur.
6. Që nuk harxhon, i rregullt (dikush). Është i mbledhur për shtëpi.
✱Sin.: i grumbulluar, i vjelë, i përqendruar, i përmbledhur, i mbështjellë, i shtruar, i rregullt, i përmbajtur, i urtësuar, i shtrënguar.
♦ E ka mendjen të mbledhur (dikush) është i qetë e i sigurt për diçka, e ka hequr merakun; e ka mendjen të fjetur; e ka mendjen top. Me *mendje të mbledhur.
MBLÉDHUR,~IT (të) as. Grumbullim i dikujt a i diçkaje, mbledhje. Të mbledhurit e ujërave e quajti det.
MBLEDH vep., MBLÓDHA, MBLÉDHUR kal. 1. Grumbulloj e përqendroj në një vend njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë; i marr një nga një e i bëj grumbull, tufë etj.; i vë a i fut të gjithë a të gjitha në një vend. I mblodhi fëmijët. Mblodhën gurët (tullat). Mblodhi gotat (shishet, pjatat). Mblodhi pulat (dhitë, bagëtinë). Mbledhin kallinj. Mbledh lule. Mbledh kërpudha. Mbledh dërrasat (gozhdët). Mbledh fletoret. Mbledh plehrat. Mbledh dheun rreth bimës. Mbledh barin e kositur. Mbledh ullinjtë që kanë rënë përdhe. I mblodhi rreth vetes. Mbledh me dorë (me lopatë, me fshesë, me sfurk). Ç’farë hedh, atë mbledh. (fj. u.).
2. Këput pemët, kokrrat etj. dhe i grumbulloj në një vend; vjel, përkoq; grumbulloj prodhimin e të mbjellave. Sivjet i mblodhën shpejt arrat (gështenjat, ullinjtë). Qershitë i mbledhin me dorë, nuk i shkundin. I mblodhën fiqtë e parë. E mblodhën pambukun para shirave. Po mbledhin fasulet.
3. Thërres njerëzit në mbledhje, bëj një mbledhje me ta; thërres disa vetë dhe i bashkoj në një vend për një detyrë a veprimtari të caktuar; ftoj e grumbulloj njerëz me rastin e një feste, të një gëzimi etj. Mblodhi popullin (fshatin) në kuvend. Mblodhi shumë miq (shokë). Mblodhi farefisin. I mblodhi të gjithë për dasmë. Mblodhi grupin (klasën, ekipin). Mblodhën vullnetarë (ushtarë). Mblodhi komitetin (kryesinë, redaksinë). Mblodhi ushtrinë (komandantët).
4. Marr pak nga pak, grumbulloj një nga një, herë pas here e vazhdimisht diçka duke kërkuar andej-këtej; marr diçka (para etj.) nga njerëz të ndryshëm a nga vende të ndryshme; grumbulloj; fitoj. Mbledh pulla poste. Mbledh ushqime. Mblodhën ndihma. Mbledh kuotat e anëtarësisë. Mblidhte taksat (borxhet). Mblidhte të tretat (të dhjetat). Mblodhi shumë para.
5. Grumbulloj të dhëna, materiale etj. të shpërndara ndër burime të ndryshme për të bërë një studim ose për qëllime të tjera. Mbledh të dhëna (prova). Mbledh fjalë (toponime). Mbledh gojëdhëna (këngë popullore).
6. Fitoj për vete, arrij të marr më të mirën time në një garë sportive, në një votim etj. Mblodhi pikët maksimale (sport.). Mblodhi shumicën e votave.
7. fig. Përqendroj e vë në veprim në mënyrë të gjallë aftësitë trupore e mendore. Mblodhi të gjitha forcat e veta (forcat e fundit).
8. Tërheq dhe përthyej diçka të hapur a të shtrirë (për një pjesë të trupit). Mbledh këmbët (gishtat). E mblodhi bishtin macja.
9. E marr, e mbështjell ose e palos Mbledh çarçafët. Mbledh flamurin. Mbledh velat.
10. E marr dhe e bëj shuk diçka. E mblodhi letrën (shaminë) shuk. Mbledh perin lëmsh.
11. E rrotulloj fillin në rrotëz a në diçka tjetër, e mbështjell. Mbledh litarin (telin).
12. E ngushtoj një veshje në një pjesë të saj që të bjerë pas trupit ose që të duket më e hijshme. E mblodhi pak fustanin te beli (te shpatullat). Duhen mbledhur pak supet. E mblodhi me pala (pala-pala).
13. Mbështjell me diçka, e mbuloj nga të gjitha anët me të; e mbështjell rreth diçkaje. E mblodhi me letër (me rrobë). E mblodhi me përparëse. I mblodhi plaçkat me një bohçe. E mblodhi foshnjën me shpërgënj. E mblodhi shallin rreth qafës. Mblodhi flokët me shami.
14. mat. Bëj mbledhjen e dy a më shumë numrave për të gjetur shumën e tyre. Mbledh me gojë (me shkrim).
15. edhe jokal., vet. v. III Zë qelb. Mblodhi qelb plaga. Më mblodhi këmba (dora, gishti). I mblodhi gjiri.
16. bised. E detyroj dikë të bëjë si dua unë; e vë nën kontroll dhe i kërkoj llogari deri me një. Ia mblodhi djalit. Ua mblodhi keq.
17. fig., bised., kryes. kr. thj. E vendosa. E mblodha të nisem. E mblodha ta merrnim me vete. E mblodha të rri edhe sonte.
✱Sin.: grumbulloj, bashkoj, tuboj, përqendroj, tubëzoj, vjel, përkoq, fitoj, përmbledh, tërheq, mbështjell, rrudh, palos, shtrëngoj, mahis, mahiset, malcon.
♦ Është *shkund e pa mbledhur (dikush) keq. Mblodhi *bishtin (dikush) mospërf. Mblodhi (ngriti) *cergat (dikush) mospërf. E mblodhi *çaçkën (dikush). Mblodhi *çaklat (dikush) mospërf. krahin. E mbledhshin me *çarçaf! (dikë) mallk. I ka mbledhur (i ka lidhur) *dengjet (dikush). Ia mblodhi (ia shtrëngoi) *dizgjinët (dikujt). E mbledh (e rrudh) *dorën. E mblodhi *fillin (dikush). Ia mblodhi (ia shtrëngoi) *frerin (dikujt). E mblodhi (e rrudhi) *gojën (dikush). Ia mblodhi *gjalmat (dikujt). E mblodhi (e rrudhi) *gjuhën (dikush). Ia mblodhi (ia shtrëngoi) kapistallin (*kapistrën) (dikujt) keq. I mblodhi *këmbët (dikush). E mblodha *kërthizën. Mblodha *kockat. Mbledh (rrudh) *krahët. Të mbledhtë e mos të ktheftë! mallk. vdeksh! Mblodhi (ngriti) *leckat (rreckat) (dikush) mospërf. Ia mblodhi *litarin (dikujt). I mbledh *lotët. I mblodhi *mendtë (dikush). E mblodhi *mendjen (dikush). E mblodha (e bëra) *mendjen top. Mbledh *pleshta (dikush) iron. Mblodhi (ngriti) rreckat (*leckat) (dikush) mospërf. Ia mblodhi (ia ngriti) *leckat (dikujt) mospërf. Mblodhi (ngriti) *leckat (dikush) përçm. Ia mblodhi *litarin (dikujt). I mbledh (i nxjerr) me *lopatë (dikush). E mblodhi *llaçkën (dikush) krahin. E mblodhi *mendjen (dikush). I mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) *plaçkat (dikush) iron. Mbledh *pleshta (dikush) iron. Ia mblodhi (ia shtrëngoi) *retrat (dikujt). Mblodhi (ngriti) *rraqet (dikush) mospërf. Ia mblodhi (ia shtrëngoi) *rripat (rripin) (dikujt). Mbledh (rrudh) *supet. I mblodhi *trutë (dikush). E mblodhi *tutkën (dikush). E mbledh *veten.
MBLEDH vep., MBLÓDHA, MBLÉDHUR kal. 1. Grumbulloj e përqendroj në një vend njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë; i marr një nga një e i bëj grumbull, tufë …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLEDHÁJ/Ë,~JA f. sh. ~A, ~AT Borë e mbledhur grumbull, çfre, meqavë bore.✱Sin.: çfre, meqavë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLEDHÁK,~E mb. 1. Që ka trup të fortë dhe të bëshëm, shtatmbledhur, shtatngjeshur. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.✱Sin.: shtatmbledhur, shtatngjeshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHAS ndajf. Mbledhur bashkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHAZI ndajf. Mbledhas.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbledh ose kur mblidhem. Mbledhja e ullinjve (e të lashtave, e barit, e pemëve). Mbledhja e të dhënave. Mbledhja e fjalëve të rralla.2. G…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLEDHÓR,~I f. sh. ~Ë, ~ËT Secili nga numat që mblidhen bashkë për të dhënë një shumë të caktuar, mbledhës, i mbledhshëm; kufiza e një shume. Mbledhori i parë është dy, mbledhori …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLEDHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbledh barin e kositur, misrin e korrur, dushkun e prerë etj. Ullishta mblidhej me mbledhtarë.2. Ai që merr pjesë në një mbledhje. Përjashta mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHËS,~E mb. 1. Që shërben për të mbledhur diçka në një vend. Makinë mbledhëse (bujq.) makinë për të mbledhur kashtën. Enë mbledhëse enë që mbledh një lëng.2. fiz. Që i mbledh r…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbledh bimë, fruta, perime etj. të shpërndara andej këtej dhe i grumbullon në një vend duke punuar vetëm me duar, me krehër ose me makinë. Mbledh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë