Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBLÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që mbledh sende të shpërndara andej-këtej dhe i grumbullon në një vend. Mbledhëse kallinjsh.
2. Ajo që këput kokrrat e pemëve dhe i fut në shporta etj.; vjelëse. Mbledhëse pambuku.
3. Ajo që mbledh para, ndihma etj. për qëllime të ndryshme; ajo që mbledh diçka (pulla etj.) për të bërë koleksion. Mbledhëse pullash.
4. Ajo që mbledh të dhëna, dokumente etj. nga burime të ndryshme për të bërë një studim ose për qëllime të tjera. Mbledhëse fjalësh të rralla.
5. Makinë llogaritëse. Llogarit me mbledhëse.
MBLÉDHËS,~E mb. 1. Që shërben për të mbledhur diçka në një vend. Makinë mbledhëse (bujq.) makinë për të mbledhur kashtën. Enë mbledhëse enë që mbledh një lëng.
2. fiz. Që i mbledh rrezet në një pikë. Thjerrëz (pasqyrë) mbledhëse.
3. mat. Që mbledh në mënyrë automatike disa numra dhe shënon në letër shumën e mbledhur. Makinë mbledhëse makinë llogaritëse.
MBLÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbledh bimë, fruta, perime etj. të shpërndara andej këtej dhe i grumbullon në një vend duke punuar vetëm me duar, me krehër ose me makinë. Mbledhësit e bimëve mjekësore nisen në malësitë e jugut për të siguruar jetesë. Mbledhësit e barit flenë në vapën e ditës. Mbledhësi i ullinjve po përdorte një krehër. Mbledhës kallinjsh. Mbledhës kërmijsh.
2. Ai që këput dhe mbledh kokrrat e pemëve ose prodhimin e disa bimëve të tjera, vjelës. Mbledhësit e frutave. Blej luleshtrydhe nga mbledhësit. Mbledhës kërpudhash. Mbledhësit e duhanit.
3. Ai që mbledh diçka për qëllime të ndryshme (para, ndihma etj.) Mbledhësi i ndihmave.
4. Ai që mbledh gjëra interesante për të bërë koleksion (monedha, pulla etj.), koleksionist. Mbledhës pullash.
5. Ai që ka si punë të mbledhë të dhëna, dokumente, taksa, borxhe etj. Mbledhësi i biletave të udhëtimit. Punon si mbledhës borxhesh. Mbërritën mbledhësit e taksave. Mbledhës të njohur të folklorit.
6. Enë për të mbledhur ujë ose a lëngje të tjera. Mbledhësi i rrëshirës.
7. Pellg për të mbledhur ujë, rezervuar, ujëmbledhës. Mbledhësi i ujërave.
8. Makinë bujqësore që shërben për të vjelë patatet; makinë bujqësore që mbledh barin ose kashtën. Fermeri përdori mbledhësin e ri për të vjelë patatet.
9. mat., vjet. Mbledhor.
MBLEDH vep., MBLÓDHA, MBLÉDHUR kal. 1. Grumbulloj e përqendroj në një vend njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë; i marr një nga një e i bëj grumbull, tufë …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLEDHÁK,~E mb. 1. Që ka trup të fortë dhe të bëshëm, shtatmbledhur, shtatngjeshur. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.✱Sin.: shtatmbledhur, shtatngjeshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHAS ndajf. Mbledhur bashkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbledh ose kur mblidhem. Mbledhja e ullinjve (e të lashtave, e barit, e pemëve). Mbledhja e të dhënave. Mbledhja e fjalëve të rralla.2. G…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLEDHÓR,~I f. sh. ~Ë, ~ËT Secili nga numat që mblidhen bashkë për të dhënë një shumë të caktuar, mbledhës, i mbledhshëm; kufiza e një shume. Mbledhori i parë është dy, mbledhori …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHUR (i, e) mb. 1. Që është grumbulluar. Lulet (bimët) e mbledhura në fushë. Pasuria e mbledhur. Botime me materiale (këngë) të mbledhura nga folklori.2. Që është vjelë (për fr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHUR ndajf. Duke tërhequr a duke përthyer gjymtyrët; duke e tkurrur a duke zvogëluar trupin; kund. shtrirë. Rri me duart mbledhur. I mbante këmbët (gjunjët) mbledhur. Rrinte mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHUR,~IT (të) as. Grumbullim i dikujt a i diçkaje, mbledhje. Të mbledhurit e ujërave e quajti det.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHËS,~E mb. 1. Që shërben për të mbledhur diçka në një vend. Makinë mbledhëse (bujq.) makinë për të mbledhur kashtën. Enë mbledhëse enë që mbledh një lëng.2. fiz. Që i mbledh r…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBLÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbledh bimë, fruta, perime etj. të shpërndara andej këtej dhe i grumbullon në një vend duke punuar vetëm me duar, me krehër ose me makinë. Mbledh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë