Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBJÉLLË (i, e) mb. 1. Që është mbjellë me farë ose me fidanë barishtesh, pemësh a drurësh. Tokë (arë, fushë, ngastër) e mbjellë. Sipërfaqe e mbjellë.
2. Që është futur në kokën e dikujt, që është ngulitur te dikush. Ideja e mbjellë në kokën e tij.
3. Që është përhapur, që është shkaktuar, që është futur. Mosbesimi i mbjellë në popull. Përçarja e mbjellë prej tyre.
4. Që është mbjellë në kokë (për flokët), që është bërë transplant floku. Flokët e mbjellë në kokë.
✱Sin.: i futur, i ngulitur, i transplantuar.
MBJELL vep., MBÓLLA, MBJÉLLË kal. 1. Hedh farën e një bime në tokë të punuar me qëllim që të mbijë e të japë prodhim. Mbjell grurë (misër, fasule). Mbjell tokën (arën) me pambuk (me patate). E mbjellim në fole. E mbollën shpejt (herët, vonë).
2. Ngul në dhe fidanë barishtesh, pemësh e drurësh, duke u bërë shërbimet e duhura, me qëllim që të zënë e të zhvillohen; mbëltoj, vë. Mbollën kumbulla (qershi, mollë, pemë). Mbjellin duhan (presh, domate). Mbjell lule. Mbollën filiza (fidanë). Mbjellin hardhi. Mbjellin drurë zbukurimi.
3. Bëj transplant të rrënjëve të forta e të shëndetshme të flokëve të vetë pacientit në zonën që ka rënie floku, mbush me fije floku zonën tullace të kokës. Ai i mbolli flokët në një klinikë të mirë. Mjeku tha që mund t’ia mbillnin flokët e rënë.
4. fig., kryes. shak. Lëshoj një nga një, shpërndaj, përhap; humb (zakonisht kur diçka na bie në tokë pa e kuptuar). I mbolli plaçkat rrugës. I mbolli paratë nëpër dhomë.
5. fig. Përhap, shtrij; fut, shkaktoj. Mbollën lirinë. Mbollën qytetërimin (diturinë). Mbolli farën e patriotizmit. Mbillte mosbesim (përçarje, grindje, frikë, pakënaqësi, dyshim). Mbollën vëllavrasjen. Mbillnin kob e zi. Pushtuesit mbollën vdekjen. Ç’të mbjellësh, do të korrësh. (fj. u.) sipas punës do të kesh edhe shpërblimin; ç’të bësh, do të gjesh. Kush mbjell erën, do të korrë furtunën (stuhinë). (fj. u.) kush bën një të keqe, do ta pësojë nga një e keqe më e madhe. Ç’farë të mbjellësh, ajo mbin. (fj. u.).
✱Sin.: artis, mbëltoj, vë, transplantoj, shpërndaj, përhap, humb, shtrij, fut, shkaktoj.
♦ Mbill (hidh) *farë e korr farë. As mbjell e as kopaçit (dikush) iron. nuk bën asnjë punë, rri fare pa punë; merret me gjëra të kota, bën sikur punon; trazon baltën me shkop; as mbush e as derdh. Çfarë mbjell (edhe) korr (dikush) sipas punës merr edhe shpërblimin; çfarë bën, atë gjen; mbjell erën e korr furtunën; çfarë ndjell (edhe) mbështjell. Ku mbjell nuk korr (dikush) bredh sa nga një vend në një tjetër, nuk ngulet diku për një kohë të gjatë, nuk qëndron në një vend; bredh pa pushim rrugëve; ku mbillet s’korret; s’i zënë këmbët dhe. Mbjell në *dushk (dikush). Mbjell (ndjell) *kob (dikush). Mbjell e nuk korr (dikush) e fillon një punë, por nuk e çon deri në fund dhe nuk merr fitimet e mundimit; nuk i bën punët me rend e me rregull, i lë punët rrëmujë; bën punë gjysmake; korr e nuk (e mos) lidh; tund e mos shkund; bluan e s’gatuan; hap e s’mbyll; ther e nuk rrjep; shosh e sit e nuk gatuan; bën baltën e nuk bën vorba. Mbjell *lot (dikush a diçka). Mbjell Zaloja e korr Maloja tall. punën e bën dikush, por një tjetër korr frytet e saj; punon (shin) kali e ha gomari përçm. Mbjell (ndjell) *zi (dikush). *Shejtani as mbjell e as korr.
MBJÉLLËS,~E mb. Që shërben për të mbjellë fara ose fidanë. Makinë mbjellëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me mbjelljen e farës ose të fidanëve. Mbjellës misri (gruri, orizi, pambuku). Mbjellësit e duhanit. Mbjellës hardhish (fidanësh). Skuadra …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJÉLLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me mbjelljen e farës ose të fidanëve. Mbjellëse e zonja.2. bujq. Makinë mbjellëse. Mbjellëse gruri (misri, lulesh). Mbjellëse pambuku…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJELL vep., MBÓLLA, MBJÉLLË kal. 1. Hedh farën e një bime në tokë të punuar me qëllim që të mbijë e të japë prodhim. Mbjell grurë (misër, fasule). Mbjell tokën (arën) me pambuk (m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJÉLLA,~T (të) f. vet. sh. 1. Ara e toka të mbjella; bimët e mbjella nëpër ara; të lashtat. Të mbjellat duken të mbara. U dëmtuan të mbjellat nga breshri.2. Mbjellja e drithërave;…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbjell ose kur mbillet diçka. Mbjellja e të lashtave. Mbjellja e misrit (e orizit, e pambukut). Mbjellja e patateve (e domateve, e patëll…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJÉLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të mbillet; që është i përshtatshëm për t’u mbjellë. Tokë (sipërfaqe) e mbjellshme. Farë e mbjellshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJELLTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mbjellës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBJELLTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbjellëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë