Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBINGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngarkoj një kafshë a një automjet më shumë se sa duhet të mbajë rregullisht, i vë një barrë më të madhe se ngarkesa e zakonshme, e ngarkoj tepër, jashtë masës; kund. nënngarkoj. E mbingarkoi kalin. Mbingarkoj makinën (kamionin).
2. fig. E ngarkoj dikë me punë a me detyra më të rënda a më të shumta se sa duhet të kryejë rregullisht ose se sa mund të përballojë zakonisht, e ngarkoj tepër, jashtë masës; kund. nënngarkoj. E mbingarkoi me punë (me detyra).
3. fig. I shtoj një shkrimi, një vepre etj. gjëra të tepërta, të panevojshme ose të vështira për t’u përvetësuar a përballuar. E mbingarkoi tekstin (programin). E ka mbingarkuar pikturën (skulpturën).
MBINGACMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Gjendje e një ngacmimi të lartë të sistemit nervor ose të një sistemi tjetër në trup, stimulim i tepruar, mbistimulim. Mbingacmim i shqisave. Mbi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBINGACM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MBINGACMÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGACM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngacmoj përtej masës normale ose me tepri sistemin nervor a një sistem tjetër në trup, mbistimuloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGACMÚAR (i, e) mb. Që është mbingacmuar; që mbingacmohet; i mbistimuluar. Në gjendje psikoemocionale të mbingacmuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGACMÚES,~E mb. Që mbingacmon sistemin nervor ose një sistem tjetër të trupit, që shkakton mbingacmim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ngarkesë që e tejkalon masën e lejuar ose që i shtohet një ngarkese të zakonshme; ngarkesë e tepërt (edhe fig.); kund. nënngarkesë. Mbingarkesë e …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGARKÍM,~I m. 1. Veprimi kur mbingarkoj ose mbingarkohem; kund. nënngarkim. Mbingarkimi i automjeteve. Mbingarkimi i nxënësve me projekte (detyra shtëpie, mësime). Mbingarkimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBINGARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr mbi vete punë ose detyra jashtë masës së zakonshme, ngarkohem tepër; kund. nënngarkohem. Mbingarkohej me punë.2. vet. v. III Mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGARKÚAR (i, e) mb. 1. Që është ngarkuar tepër, jashtë masës; kund. i nënngarkuar. Makinë e mbingarkuar me mall.2. fig. Që është ngarkuar me punë ose me detyra më të rënda a më …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBINGARKÚAR,~IT (të) as. Mbingarkim, mbingarkesë; kund. të nënngarkuar. Problemet që sjell të mbingarkuarit e shtyllës kurrizore me pesha.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë