Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MBIMBULÓH/ET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e MBIMBULÓJ; kund. nënmbulohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBIMBUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. Mbuloj njëkohësisht të njëjtën zonë, mbivendos; kund. nënmbuloj. Sekuenca emetimi që mbimbulojnë njëra-tjetrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBIMBULÚAR (i, e) mb. Që është mbimbuluar; që mbimbulohet; kund. i nënmbuluar. Rajon i mbimbuluar nga piku i frekuencave.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBIMBÚSH vep., ~A, ~UR kal. E mbush më shumë nga numri, masa, vëllimi a sasia e duhur, e tejkaloj masën e mbushjes. E mbimbushi furgonin me njerëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBIMBÚSH/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e MBIMBÚSH. Të mos mbimbushen tubat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBIMBÚSHJ/E,~A f. Mbushje më tepër nga sa mban ose nga sa është masa e lejuar. Shmang mbimbushjen e sternës me ujë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBIMBÚSHUR (i, e) mb. Që e ka tejkaluar masën e mbushjes, që është mbimbushur. Kontejnerë të mbimbushur kapicë me mbeturina.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë