Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBÉTUR (i, e) mb. 1. Që ka mbetur. Trungu i mbetur nga lisi i prerë. Fëmijë i mbetur i vogël nga shtati. I vetmi libër i mbetur.
2. Që ka tepruar. Gjellë e mbetur. Mall i mbetur. Para të mbetura.
3. Që i ka kaluar mosha e martesës dhe ka mbetur pa u martuar (për vajzat); Vajzë (çupë) e mbetur.
4. Që s’ka asnjeri të afërt. Fëmijë i mbetur jetim pa njeri. Plak i mbetur plak që ka mbetur pa njerëz të afërt.
5. Që ka mbetur prapa të tjerëve; që s’është mbledhur ende; i lënë, i braktisur. Makinë e mbetur. Ushtar i mbetur. Misër (grurë) i mbetur. Shtëpi e mbetur.
6. fig. Që është i ngathët, i qullët, i mekur; i humbur. Njeri i mbetur.
✱Sin.: i ngelur, i mbetshëm, i pabërë, mbetës, i lënë, i braktisur, i qullët, qullash, i mekur, i humbur.
MBET (MBES) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Qëndroj në vend, nuk shkoj dot më tutje; ngec diku e nuk lëviz dot më; nuk luaj nga vendi, qëndroj aty ku jam, ngel. Mbeti makina në baltë. Mbeti kali. Mbeti prapa (në fund, në bisht). Mbeti në Fier, s’e arriti trenin. Më ka mbetur ora. I mbeti kafshata në fyt. Mbeti sharra (pyka, gozhda) në dru. Mbeti tapa brenda në shishe. Mbeti mbyllur në dhomë. Mbeti në pus (në fund të detit).
2. fig. Ngec në diçka, nuk veproj a nuk shkoj dot më tej, ngel në vend. U doli një vështirësi në punë, po nuk mbetën, e kapërcyen. Mbetën në vend nuk po përparojnë. I mbeti goja s’fliste dot.
3. Vazhdoj të qëndroj diku ose në një gjendje të caktuar më shumë se ç’parashikohej, se ç’duhej a përgjithnjë; merrem gjatë me diçka, ngel mbi të. Mbeti me këmbë (shtrirë, varur). Mbeti në diell (në shi). Mbeti rrugëve. Mbeti në shtëpi tërë ditën. Mbeti edhe dy javë te prindërit. Mbeti në fshat. Mbeti në mërgim. Mbeti në klasë nuk e kaloi klasën (për nxënësit). Mbeti në matematikë. Dera mbeti hapur. Nuk mbeti asnjeri në zyrë. Mbeti duke folur. Mbeti mbi libra.
4. Bie ose ngelem në një gjendje të caktuar (zakonisht jo të mirë), ngel pa diçka a pa dikë, ngel, mbetem; pësoj diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike); më krijohet për një kohë një gjendje e caktuar (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Mbeti me barrë (shtatzënë). Mbeti e ve. Mbeti jetim. Mbeti i vrarë (i plagosur, i ngrirë). Mbeti gjallë. Mbeti i kënaqur (i dëshpëruar). Mbeti i mahnitur (pa gojë, pa mend). Mbeti gojëthatë. Mbeti keq (si peshku pa ujë, si peshku në zall). Mbetsh me shëndet! (ur.) Mirë mbetsh! (ur.) Mbeti (është) teneqe (dërrasë, kripë, pip) mbeti pa asgjë, mbeti pa një lek në xhep.
5. Vazhdoj të jem si edhe më parë, ngel ai që kam qenë; vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim; ruaj po ato veti, tipare, cilësi e pikëpamje që kam pasur, nuk ndryshoj (edhe në një varg njësish frazeologjike); më ngel për një kohë të gjatë në mendje një shqetësim, një dëshirë e paplotësuar, një fyerje etj. (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Mbetën miq (shokë të pandarë). I mbeti besnik shoqërisë së vjetër. Mbeti i ndershëm tërë jetën. Mbeti sakat (çalaman, qorr, shurdh). Mbeti i pagdhendur (mendjelehtë). Mbetën pa nënë (pa babë, pa fëmijë, pa shokë, pa miq, pa njeri). Mbeti pa gjë (pa para, pa këpucë, pa rroba). Mbeti pa sy (pa një krah). Mbettë pa gojë! (mallk.) Mbeti me gisht në gojë (me lugë të zbrazur). Mbeti në mendimin e parë (në të vetën). Mbeti fishek (bilbil, brisk, katil, gisht) dikush mbeti fare pa gjë, mbeti pa para. Mbeti ngushtë (hollë). Mbeti zbathur (lakuriq). Mbeti vetëm (qyqe). Si ka qenë ashtu ka mbetur. I mbeti merak (brengë, peng, kunj, gozhdë). I mbeti murriz në zemër (thikë në zemër).
6. vet. v. III Ngel diçka pa u harxhuar, pa u përdorur, pa u dhënë etj., tepron një pjesë; tepron pak kohë, ngel; ngel një send ose një numër i caktuar njerëzish (pasi largohet ose pasi vdes a vritet dikush); i ngel si trashëgim a si detyrim dikujt; shtyhet diçka për t’u shqyrtuar a për t’u zgjidhur më vonë, lihet për më vonë. Mbeti edhe pak çaj. I kishin mbetur pak të holla. Hëngrën ato që kishin mbetur nga dreka. Nuk mbeti gjë për në darkë. I mbeta një mijë lekë kam për t’i dhënë edhe një mijë lekë. Mbetën edhe dy orë ditë. Kohën që u mbeti e shfrytëzuan mirë. Edhe pak punë mbeti. Edhe sa kilometra mbetën? Ka mbetur edhe një copë rrugë. I kanë mbetur vetëm muret. I kanë mbetur katër fëmijë. Nga gjithë grupi mbetën vetëm tre veta. U shua i tërë fisi, s’ka mbetur më asnjeri. Pasuria (trashëgimi) i mbeti të birit. Shtëpia i mbeti të vëllait. Fëmijët i mbetën nënës. Ç’u mbeti nga babai e ndanë bashkë. I mbeti barrë. Mbetën edhe dy pika pa u shqyrtuar. Çështja mbeti për muajin tjetër.
7. Nuk arrij ta mbaroj një punë, ngel diçka pa u bërë. Mbeta pa vajtur. Mbeti pa ngrënë. Mbeti pa u martuar. Mbeti toka pa mbjellë. Mbeti çështja pa u zgjidhur. Na mbeti puna përgjysmë (në rrugë, në mes të rrugës).
8. vet. v. III Ngulet, përqendrohet diku, nuk shqitet, ngel (për sytë, mendjen etj.) (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). I mbetën sytë atje. I mbeti mendja te fëmija (te puna). I mbeti goja tek i biri vazhdimisht flet për të.
9. Vritem a vdes, bie. Mbeti në luftë (në fushën e betejës)! Mbeti në dhe të huaj. Mbeti në vend vdiq menjëherë.
10. bised. Bie në marrëveshje me dikë për të bërë diçka, lidh besë a fjalë për diçka. Mbetën në fjalë që të shkonin të dy. Mbetëm që të niseshim herët.
11. bised. Nis, filloj; ia jap. Mbeti e i tha. Ia mbeti me dru.
♦ Mbeti (qëndron) në *ajër (diçka). Mbeti (ngeci) në *baltë (dikush). Ka mbetur *bërllok (diçka). I kanë mbetur vetëm *brinjët (dikujt). Më mbeti *cingare (diçka). Mbeta *cullak krahin. Më mbeti *çiban (dikush a diçka). Më mbeti (më ngeli) në *derë (dikush a diçka). Mbeta *dërrasë. Të mbetet (të ngelet) në *dorë (ndër duar) (dikush a diçka). Mbeta (ngela) *duarthatë. Ka mbetur në *dushk (dikush) keq. Mbeta (jam) pa një *dysh. Mbeta (jam) *fishek bised. Mbeta pa *fjalë. Mbeti (ngeli) pa *frymë (dikush). Më mbeti (më ngeci, më ngeli) në *fyt. Mbeta *gisht. I mbeti (i ngeli) *goja (dikujt). I mbeti (i ngeli) në *gojë (dikush a diçka). Mbes pa *gojë. Mbes *gojëhapur. Mbeta *gojëthatë. Më ngeci (më mbeti) në *gojë (diçka). I mbeti *gozhdë (diçka). Më mbeti (më ngeci) në *grykë (diçka). Më mbeti në *gunë (dikush a diçka). S’mbeti *gur mbi gur. I mbeti *hatri (dikujt). Mbeti (është, qëndron) në *hava (dikush a diçka). Mbeti në *hije (dikush a diçka). Mbeta *kalli. Ka mbetur në *këmishë (dikush). Mbeta *kërcure. Mbeta *kripë (e shëllirë). Ka mbetur (është) *krunde (dikush). Më mbeti *kunj (diçka). Mbeta *lakuriq (në diell). Mbeti në *letër (diçka). Më mbeti *lëkura (diku). Mbeti në *lëndinë (dikush). S’i ka mbetur *lëng (dikujt). Mbeti (ngeci) në *llucë (dikush). Mbeti (ngeci) në *llum (dikush). Mbeti pa *mend (në kokë) (dikush). I mbeti (i ngeli) *mendja (te dikush a te diçka). Më ka mbetur (më ka ngelur) në *mendje (diçka). I ka mbetur vetëm *mezhda (dikujt). Më mbeti *mëllë (diçka). Mbeti (ngeci) në *moçal (dikush). Më mbeti (m’u bë) *pajë (dikush a diçka). Mbeti pas (*prapa) (dikush). Më mbeti *peng (në zemër) (diçka). Më mbeti *peronë. Mbeti (është) *pezull (varur) (dikush a diçka). Mbeti (u bë) *pilaf (dikush) iron. Mbeta *pipë. Mbeti *prapa (pas) (dikush). Më mbeti në *qafë (dikush). I mbeti *qejfi (dikujt). Mbeta *qiri. Mbeta *qiri në këmbë. Mbeta *qyqe. Mbeti rrugëve (*udhëve) (dikush). Mbeti në rrugë (në *udhë) (në mes të rrugës) (në mes të udhës) (diçka). Mbeti në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikush). Mbeta *squfur. I mbeti *syri (i mbetën sytë) (te dikush a te diçka). S’i mbeti (s’i ngeli) *sy e faqe (dikujt). Mbetsh me *shëndet! ur. Mbeta *shtang. Mbeta *shtog. Kam mbetur *trëndelinë. Mbeti *shul (dikush). Mbeta *teneqe. Ka mbetur (është) *trokë (dikush). Mbeti *udhëve (rrugëve) (dikush). Mbeti në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikush). Ka mbetur (është) (ende) tek *ura (dikush) iron. Mbeti (është) varur (*pezull) (dikush a diçka). Mbeti në *vend (dikush a diçka). S’i ka mbetur *yndyrë (dikujt). Mbeti në *zall (dikush). Më ka mbetur në *zemër (dikush a diçka).
MBÉTURA,~T (të) f. vet. sh. 1. Ato që kanë mbetur a kanë tepruar nga gjellët, nga të ngrënët e të pirat etj., të lënat. Të mbeturat e drekës (e darkës). Të mbeturat e sofrës. Nuk h…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBETURINÓR,~E mb., libr. 1. Që ka mbetur si pjesë e një të tëre; që është mbeturinë nga lënda a nga sendet e prodhuara dhe që nuk hyn më në punë. Lëndë mbeturinore. Gazra mbeturino…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBETURÍN/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Ato që kanë mbetur nga diçka e shkatërruar, e prishur, e thyer etj.; diçka që ka mbetur pasi është vjetruar, është përdorur gjatë etj.; gërma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë