Fjalori
MBATHEM

MBÁTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vesh këpucët, çorapet etj.; vesh diçka nga mesi e poshtë (pantallonat etj.); kund. zbathem. U mbath e doli. Vishet e mbathet vetë.
2. vetv. Siguroj për vete për një kohë këpucët, çorapet e veshjet e tjeravishentrup nga mesi e poshtë. Vishet e mbathet me djersën e vet.
3. vetv., vet. v. III Mbushet a mbulohet me një shtresë dheu ose me diçka tjetër. U mbath vendi (kanali) me llum.
4. bised., vetv. Ngopem, ngjishem (me bukë a me të ngrëna). U mbathëndasmë. U mbath mirë e mirë dhe iku. U mbathën me mish.
5. fig., bised., keq., vetv. Dehem me pije alkoolike, bëhem tapë. Ishte mbathur mirë.
6. pës. e MBATH.
Sin.: vishem, mbushet, mbulohet, plehërohet, ngopem, ngjishem, dehem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MBATH
MBATH

MBATH vep., ~A, ~UR 1. kal. Veshkëmbë (këpucët, çorapet etj.); vesh diçkatrup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath. Mbath këpucët (sandalet, çizmet, opingat). Mbath pantallonat. E mbathi fëmijën.
2. kal. I siguroj dikujt për një kohë këpucët, çorapet e veshjet e tjeravihentrup nga mesi e poshtë. E ka veshur dhe e ka mbathur i ati.
3. kal. I vë potkonj një kafshebarrës. Mbath kalin (pelën, mushkën).
4. kal. I vë një copë të re (zakonishtmajë) një vegle prej hekuri a prej ndonjë metali tjetërështë ngrënë ose është thyer, arnoj. Mbath shatin (lopatën, kazmën). Mbath sëpatën (sqeparin). Mbath plorin. U plori për të mbathur ka nevojë plori që t’i shtohet një copë e re hekuri.
5. kal. E mbush me dhe, me gurë etj. një gropë, një vendzbrazët, një sipërfaqe etj., i vë një shtresë tjetër e mbuloj; zë me diçka. E mbathën vendin me dhe e me gurë. Lumi e mbathi tokën me baltë. Era e mbathi malin me borë. Rrugën e mbathën me kalldrëm. Mbathën anët e kanalit para se të lëshonin ujin. I mbathin me shtupëçarat e vozës.
6. bujq., kal. Mbush me dhe rrëzën e një bime, mbledh dhe rreth e rrotull saj kur e prashit, përdhej; i mbledh dhe rreth e rrotull rrëzës një druri. Mbath ullinjtë. Mbath misrin (duhanin, patatet).
7. bujq., kal. I hedh shumë pleh (tokës). E mbathën tokën (arën) me pleh.
8. bised., kal. Ngop, ngjesh (me bukë a me të ngrëna). E mbathi me të ngrëna.
9. fig., bised., kal. I vesh dikujt tjetër një faj, një gabim a një të metë, ia ngjit dikujt, ia ngjesh; ia hedh dikujt. Ia mbathi fajin tjetrit. I mbathën gjëra që s’i ka bërë. Mos ia mbath atij!
10. fig., bised. Ngjesh (me të rrahur ose me të shara). E mbathi mirë (me dru).
11. bised., jokal. Largohem menjëherë, nisem me vrap, iki me të katra (përdoret me trajtashkurtrabashkuarapëremrit vetorrasat dhanore e kallëzore). Ia mbathi për në shtëpi. Ia mbathën nga frika. Ia mbathi me vrap. Mbathja shpejt!
Sin.: vesh, siguroj, vë, mbush, mbuloj, zë, përdhej, plehëroj, ngop, ngjesh, hedh, iki, largohem.
S’di të mbathë (as) *brekët (dikush) shpërf. vulg. Ia mbathi me *të katra (dikush). Ua mbathi (ua dha, u ra, ua theri) *këmbëve (dikush). I mbathi *këpucët (dikujt) mospërf. Mbathi *opingat (dikush) tall. Mbath *pleshtin me potkonj (dikush). Ia mbathi *potkonjtë (dikujt) mospërf. S’di të mbathë (as) *poturet (dikush) bised.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.