Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBATH vep., ~A, ~UR 1. kal. Vesh në këmbë (këpucët, çorapet etj.); vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath. Mbath këpucët (sandalet, çizmet, opingat). Mbath pantallonat. E mbathi fëmijën.
2. kal. I siguroj dikujt për një kohë këpucët, çorapet e veshjet e tjera që vihen në trup nga mesi e poshtë. E ka veshur dhe e ka mbathur i ati.
3. kal. I vë potkonj një kafshe të barrës. Mbath kalin (pelën, mushkën).
4. kal. I vë një copë të re (zakonisht në majë) një vegle prej hekuri a prej ndonjë metali tjetër që është ngrënë ose është thyer, arnoj. Mbath shatin (lopatën, kazmën). Mbath sëpatën (sqeparin). Mbath plorin. U bë plori për të mbathur ka nevojë plori që t’i shtohet një copë e re hekuri.
5. kal. E mbush me dhe, me gurë etj. një gropë, një vend të zbrazët, një sipërfaqe etj., i vë një shtresë tjetër e mbuloj; zë me diçka. E mbathën vendin me dhe e me gurë. Lumi e mbathi tokën me baltë. Era e mbathi malin me borë. Rrugën e mbathën me kalldrëm. Mbathën anët e kanalit para se të lëshonin ujin. I mbathin me shtupë të çarat e vozës.
6. bujq., kal. Mbush me dhe rrëzën e një bime, mbledh dhe rreth e rrotull saj kur e prashit, përdhej; i mbledh dhe rreth e rrotull rrëzës një druri. Mbath ullinjtë. Mbath misrin (duhanin, patatet).
7. bujq., kal. I hedh shumë pleh (tokës). E mbathën tokën (arën) me pleh.
8. bised., kal. Ngop, ngjesh (me bukë a me të ngrëna). E mbathi me të ngrëna.
9. fig., bised., kal. I vesh dikujt tjetër një faj, një gabim a një të metë, ia ngjit dikujt, ia ngjesh; ia hedh dikujt. Ia mbathi fajin tjetrit. I mbathën gjëra që s’i ka bërë. Mos ia mbath atij!
10. fig., bised. Ngjesh (me të rrahur ose me të shara). E mbathi mirë (me dru).
11. bised., jokal. Largohem menjëherë, nisem me vrap, iki me të katra (përdoret me trajta të shkurtra të bashkuara të përemrit vetor në rasat dhanore e kallëzore). Ia mbathi për në shtëpi. Ia mbathën nga frika. Ia mbathi me vrap. Mbathja shpejt!
✱Sin.: vesh, siguroj, vë, mbush, mbuloj, zë, përdhej, plehëroj, ngop, ngjesh, hedh, iki, largohem.
♦ S’di të mbathë (as) *brekët (dikush) shpërf. vulg. Ia mbathi me *të katra (dikush). Ua mbathi (ua dha, u ra, ua theri) *këmbëve (dikush). I mbathi *këpucët (dikujt) mospërf. Mbathi *opingat (dikush) tall. Mbath *pleshtin me potkonj (dikush). Ia mbathi *potkonjtë (dikujt) mospërf. S’di të mbathë (as) *poturet (dikush) bised.
MBÁTHC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lidhëse këpucësh; tojë çorapesh. Lidhi mbathcat do të pengohesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBÁTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vesh këpucët, çorapet etj.; vesh diçka nga mesi e poshtë (pantallonat etj.); kund. zbathem. U mbath e doli. Vishet e mbathet vetë.2. vetv. Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÁTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur mbath diçka a dikë ose kur mbathem. Mbathja e këpucëve. Mbathja e kalit.2. bujq. Mbulimi i rrëzës së bimës me dhe a me pleh kur i…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÁTHTA,~T (të) f. vet. sh. Këpucë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÁTHUR (i, e) mb. 1. Që ka veshur këpucë, çorape etj. në këmbë; kund. i zbathur. Me këmbë të mbathura.2. Që i ka siguruar për një kohë këpucët, çorapet etj.; fig. që i siguron mje…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÁTHUR ndajf. 1. Me këpucë, sandale, çorape etj. veshur në këmbë. Rrugës ndeshën djem veshur me tirq, mbathur me opinga me xhufkë.2. fig. Mbushur, mbuluar. Veshur me diell, mbathu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÁTH/Ë,~A f. 1. Një copë dërrasë a metal që përdoret si arnë për të përforcuar ose për të arnuar diçka (zakonisht një vegël a një orendi).2. Mbathje e kalit.3. Këpucë, çorape e ç…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBATÁN/Ë,~A f., arb. Toka në anën tjetër, toka matanë. Vij ka mbatana.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBATÁNË ndajf., arb. Në anën tjetër, matanë, përtej. Ec mbatanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBATÁNË parafj., arb. Matanë, përtej. Vjen nga mbatanë detit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë