Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBARÚAR (i, e) mb. 1. I kryer plotësisht, që është çuar deri në fund, që është përfunduar së ndërtuari, së shkruari etj.; që mund të quhet si e kryer. Ndërtesë e mbaruar. Vepër e mbaruar. Është punë e mbaruar.
2. Që është plotësuar, i përmbushur, i kryer. Porosi e mbaruar.
3. I plotë (për arsimin që ka marrë dikush, për shkollën a kursin që ka ndjekur). Me arsim të lartë të mbaruar. Ishte jurist me akademi të mbaruar në Perëndim.
4. Që është në rënie të plotë e po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar, që po mbaron (për dikë a për diçka); që është duke vdekur, që s’ka shpresë shpëtimi; që ka vdekur. Njeri i mbaruar.
5. I përsosur në llojin e vet, i përkryer; i përgatitur mirë në një punë a mjeshtëri, shumë i zoti a i aftë. Kishte dalë një kuzhiniere e mbaruar, salcat i qante. Mjeshtër i mbaruar. Mjek i mbaruar. Gjahtar i mbaruar. Shënjues i mbaruar.
5. Që ka shumë nevojë për diçka, i vdekur a i fikur për diçka, i këputur. Jam e mbaruar për gjumë.
✱Sin.: i kryer, i përfunduar, i vulosur, i përmbushur, i kryer, i përsosur, i vdekur, i fikur, i vajtur, i këputur.
MBAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kryej plotësisht një punë që kam nisur, e çoj deri në fund; e përfundoj diçka së ndërtuari, së shkruari, së lexuari etj.; e kryej, e bëj; kund. filloj. Mbaruam mbjelljet (korrjet). E mbaruan ndërtesën (urën). E mbaroi punën. E mbaruan lojën (vallen). Mbaruan stërvitjen. S’e lanë ta mbaronte fjalën. Me të mbaruar sapo të përfundojë. Mbaroi së foluri (së shkruari). E mbaroi romanin (studimin). Mbaruam (punë) bashkë, s’kemi më punë me ty.
2. kal. E ndërpres një punë a një veprim, përkohësisht a përgjithnjë, i jap fund, e pres, e lë. Mbaruam (mësimin) për sot, vazhdojmë nesër. E fillojnë punën (shërbimin) në orën 8 dhe e mbarojnë në orën 16.
3. jokal. vet. v. III Ndërpritet, merr fund. Ka mbaruar çdo gjë ndërmjet tyre i kanë ndërprerë, i kanë prerë të gjitha lidhjet, nuk kanë më asnjë marrëdhënie.
4. kal. E sos diçka të gjithë, e ha, e përdor a e shpenzoj të gjithë, s’më mbetet gjë prej saj, i jap fund. E mbaroi ujin. E mbaroi bukën (gjellën). I mbaroi paratë i shpenzoi, i përdori.
5. jokal. vet. v. III Nuk ka më, soset. Mbaroi mielli (kripa, vajguri). Mbaruan gazetat. Mbaroi llaçi.
6. kal. E çoj deri në fund një veprim a gjendje në kohë, e kaloj kohën e caktuar; e përdor gjithë kohën që më ishte dhënë; kund. filloj. E mbaroi lejen. I mbaroi ditët.
7. jokal. vet. v. III Merr fund, përfundon (për një proces, detyrë a punë të nisur), soset, kalon e mbyllet (për një periudhë kohe, për një ngjarje etj.); kund. fillon. Mbaroi puna (ndeshja, aksioni, tuneli). Mbaroi viti. Mbaroi mbledhja (dasma, shfaqja, filmi). Mbaroi mësimi. Mbaroi afati. Mbaroi lufta (beteja).
8. kal. dhe jokal. Përfundoj një shkollë a një kurs; kryej studimet e bëhem specialist në një degë të caktuar. E mbaroi shkollën. Mbaruan një kurs dymujor. Mbaroi me nota të mira. Ka mbaruar për mjekësi ka studiuar për mjekësi.
9. kal. I përmbush dikujt një kërkesë, një dëshirë etj., plotësoj, kryej. Ia mbaroi porosinë.
10. edhe fig., bised., jokal. vet. v. III Soset, shuhet, merr fund. Mbaroi zjarri. Nuk i mbaroi guximi.
11. bised., jokal. Vdes; jap shpirt. Ai po mbaron. Mbaroi pa gdhirë. S’ka mbaruar ende.
12. fig., bised., jokal. Marr fund, fikem, sharroj, vdes. Mbarova krejt. Mbaruan për ujë (nga të ftohtët). Po e morën vesh, mbaroi kjo punë. Po e diktuan avionët, mbaroi.
13. fig., bised., jokal. Jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje, më pëlqen shumë, e dua shumë. Mbaroi pas asaj. Mbaron pas muzikës. Mbaroi pas pijes.
14. kal. Bëj. Diçka do që të mbarojë ai. Ajo foli drejt e ma mbaroi qejfin.
♦ E mbaroi *çanakun (dikush) përb. Nuk i mbaron *groshët (dikush) përçm. Të mbaron *punë (dikush). Mbarova punë me dikë a me diçka ç’kisha për të bërë me të e bëra, s’kam më punë me të. Sa për të mbaruar *punë për pak kohë; sa për të kaluar radhën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë