Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBÁRTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Njeriu që mbart diçka me krahë; punëtor që mbart plaçka ose mallra, hamall, barrëtor. Mbartës qymyri.
2. Mjet, makinë ose çdo mjet tjetër që shërben për të mbartur diçka. Ky mbartës peshash do të mbartë ngarkesa deri në 160 tonë.
3. Ai që është krijues dhe mbajtës i diçkaje; ai që ka në vetvete diçka; ai që shërben si përçues ose si ndërmjetës për mbartjen e diçkaje. Mbartësi i sëmundjes. Mbartës mikrobesh. Mbartës i kulturës (i gjuhës). Mjedisi fshatar shihet ende si mbartës i një mënyre të jetesës që po zhduket.
4. drejt. Ai që ka pronësinë ose titullin ligjor të diçkaje. Mbartësi i aksioneve do të jetë shteti.
5. kompj. Softuer ose kod që mund funksionojë në dy a më shumë lloje kompjuterash me dy a më shumë lloje sistemesh operative.
✱Sin.: hamall, barrëtor.
MBÁRTËS,~E mb. Që shërben për të mbartur diçka; që lidhet me mbartjen, i mbartjes. Kafshë mbartëse. Mjete mbartëse. Mushkonjë mbartëse e mikrobit të malaries. Aftësia mbartëse. I t…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBÁRTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Njeriu që mbart diçka me krahë; punëtor që mbart plaçka ose mallra, hamall, barrëtor. Mbartës qymyri.2. Mjet, makinë ose çdo mjet tjetër që shërben për …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë