Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MBÁRS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me barrë, jam me barrë; vet. v. III bëhet barrsë (për kafshët). Gruaja u mbars sërish pas pesë vjetësh. U mbars pela. Nuk mund të mbarsej se ishte shterpë.
2. vetv., vet. v. III Ngarkohet me diçka, mbushet; fryhet. Mjedisi u mbars me gaz metan. U mbars moti u ngarkua shumë me re dhe është gati për shi.
3. fig., libr., vetv. Mbushem me diçka (zakonisht jo të mirë). Mbarsem me frikëra. Gjendja ishte mbarsur me shumë rreziqe. U mbars dheu me lot.
4. pës. e MBÁRS. Janë mbarsur me urrejtje nga ky ligjërim.
♦ Kur të mbarsen (të pjellin) *demat.
MBARS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të jetë me barrë, e lë me barrë; vet. v. III e bën barrsë (për kafshët). E mbarsi të shoqen.
2. fig., libr. I shtoj ose i fut një gjë të re (zakonisht negative) e cila më vonë zmadhohet dhe rezulton në diçka të madhe dhe me pasoja; ngjiz. Negativiteti nuk mund të mbarsë jetën tonë. E mbarsi me ide të gabuara. Përhapen lajme që mbarsin psikologjinë e frikës.
♦ Mbars *mushkën (dikush) tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë