Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBARËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kujdesem për ekonominë e shtëpisë, për tokën, për bagëtinë a për diçka tjetër me vlerë që të vejë mbarë, të përdoret e të shfrytëzohet drejt e në mënyrë sa më të dobishme dhe që të ruhet e të mos dëmtohet; rregulloj mirë dhe e vë në udhë të mbarë një punë a një ekonomi; qeveris, krahishtoj. Mbarështoj shtëpinë. Mbarështojnë tokën (ekonominë, bagëtinë). Fshati kryesisht mbarështonte delen.
✱Sin.: amvis, mataroj, qeveris, ndreq, rregulloj, krahishtoj, mbarësoj, administroj.
MBARËSHQÍPE,~E mb. Që përfshin të gjithë gjuhën shqipe; që lidhet me krejt gjuhën shqipe pa përjashtim. Bijë e letërsisë mbarëshqipe. Larmia e sinonimeve mbarëshqipe të fjalorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSHTÍM,~I m. 1. Veprimi kur mbarështoj ose kur mbarështohet diçka. Mbarështimi i shtëpisë. Mbarështimi i shpendëve. Mbarështimi i pyjeve. Kujdesem për mbarështimin e faunës së …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSHTÚES,~E mb. Që merret me mbarështimin e diçkaje. Lumi ofrojnë terren mbarështues për speciet tipike të shpendëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSHTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me mbarështimin e diçkaje. Ai ishte veç një mbarështues kafshësh. U bë mbarështuesi më i pasur i gjedhëve. Është periudhë e ngarkuar pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të ecurit mbarë të një pune a veprimtarie; gjendja kur gjithçka vete mbarë, përparim e begati, e mirë, mirësi, lumturi; kund. prapësi. Mbarësi e madhe. Ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSÍM,~I m. 1. Vënie në rrugë të mbarë, të bërët i mbarë. Mbarësimi i shpirtit.2. Shumim, shtim, riprodhim. Ishte koha e mbarësimit të bagëtive. Mbarësim natyral (artificial).3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSÍSHT ndajf. Për mbarë, për mbarësi. Kapërcej rreziqet mbarësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBARËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem në rrugë të mbarë, bëhem i mbarë; vet. v. III nis të ecë mbarë. U mbarësua djali. U mbarësua puna.2. vetv., vet. v. III Shtohet, …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E vë dikë në rrugë të mbarë, e bëj të mbarë; e bëj diçka të ecë mbarë, e vë në vijë. E mbarësoi shoqëria. I mbarësoi punët.2. E bëj të shumohet a…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËSÚES,~E mb. Që shërben për të mbarësuar; që mbarëson. Erëra mbarësuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë