Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBARËKOMBËTÁR,~E mb. Që përfshin gjithë kombin, që lidhet me të gjithë pjesëtarët e një kombi pa përjashtim; që ndodh gjerësisht në tërë kombin. Marr pjesë në festivalin mbarëkombëtar për të rinj. Arrijmë ribashkimin mbarëkombëtar.
MBARËKOMBËTARIZÍM,~I m. 1. Të qenit mbarëkombëtar, përfshirje e të gjithë anëtarëve të një kombi kudo që ndodhen. Ky ishte mbarëkombëtarizimi i ekipit kombëtar të Shqipërisë: qenë …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËKOMBËTARËSÍ,~A f. Të qenët mbarëkombëtar; vetia e diçkaje që është mbarëkombëtare. Mbarëkombëtarësia e një kampionati.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBARËKOHÓR,~E mb. I gjithkohshëm, gjithëkohor. Karakteri mbarëkohor i problemit. Vlerë (kuptim) mbarëkohor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë