Fjalori
MBALLOSET

MBALLÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR bised., pës., vet. v. III e MBALLÓS. Palltoja, po të mballoset edhe një herë, e nxjerr një dimër tjetër. Na mballoset papritur ndonjë batutë.
Sin.: arnohet, ndreqet, mbulohet.


Rezultate të ngjashme

►MBALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~UAR vetv. 1. vet. v. III Del bagëtia në kullotë; kullot. Bagëtia e tij në tufë qe mballuar një bregoreje.2. Hipi, ngjitem. Rojtarët e rinj mballohesh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çoj bagëtinë në kullotë; kullot. Ai vetë do t’i mballojë delet e tij. Po mballonte grigjën.2. fig. Ngul shikimin diku, ngjit vështrimin, vështroj.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALLOMATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Këpucar që vetëm arnon e ndreq këpucë të vjetra, arnues këpucësh, këpucëndreqës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALLOMAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Mballomatar. Mballomaxhiu merret me mballomat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALLÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Arnë (zakonisht në këpucë). Këpucë me mballoma. Pantallona me mballoma. Kamerdare gome plot me mballoma. I vuri një mballomë. E ndreqi (e rreg…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Arnoj këpucë etj., i vë një mballomë. Mballosi këpucët (opingat). Mballosi dyshemenë.2. fig. Mbuloj ose fsheh me marifet një të metë në punë, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALLÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Arnim, veprimi kur mballos ose kur mballoset diçka. I çoi për mballosje këpucët tek këpucari i qytetit.Sin.: arnim, ndreqje, mbulim, gjuajtje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBALLÓSUR (i, e) mb., bised. Që është arnuar (për këpucë etj.), që është zënë a është ndrequr me mballoma, që është mballosur. Mbath këpucë të mballosura. Enë e mballosur. Sin.: i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.