Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBËSHT/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. Mbledh fillin lëmsh në një gjep a në masur; mbledh; kund. çmbështjell; shtjell. Mbështjell perin (fijet). Mbështjell në kallam. Mbështolli litarin (telin).
2. Mbuloj diçka rreth e rrotull me një rrobë, me letër ose me diçka tjetër, e mbledh në diçka; e lidh me shami a me një rrobë tjetër si bohçe; e vesh përsipër ose rreth e rrotull me diçka; kund. çmbështjell. E mbështollën me çarçaf (me batanije). Mbështjell kokën me shami. Mbështjell qafën me shall. Mbështjell dhuratën me letër zbukurimi. Mbështjell bukën (sanduiçin). I mbështolli plaçkat në bohçe.
3. fig. Mbledh në një vend, grumbulloj. Mbështolli plaçkat në një vend. Mbështolli shokët në shtëpi. Mbështolli tërë kushërinjtë. E mbështollën bagëtinë në vathë. Ç’ndjell, mbështjell. (fj. u.).
4. Mbledh diçka si lëmsh; mbledh diçka të shtrirë a të hapur. Mbështjell trupin (këmbët). Mbështolli grushtin. E mbështolli shaminë shuk.
5. fig. E rrok, e afroj dhe e shtrëngoj; e përqafoj; e fut në mes. E mbështjell në gji (në gjoks). E mbështolli në grusht. E mbështollën në mes.
6. krahin. Ngjiz, zë, piks (qumështin). E mbështjellin qumështin për kos (për djathë).
♦ E mbështjell me një *cipë (diçka). Çfarë *ndjell (edhe) mbështjell (dikush). *U solla e u mbështolla.
MBËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Letër, lëkurë, pëlhurë etj. që përdoret si veshje e jashtme për diçka, mbështjellëse. Mbështjellë lëkure (meshine, teneqeje).2. bised. Diçka e fsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉT (MBËSHTÉS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E vë diçka mbi një send ose diku që të qëndrojë, të mbahet, të mos luajë etj. Mbështet shkallën pas murit. Mbështeti kokën në jastëk (në p…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBËSHTÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbështet trupin, duart etj. diku për t’u mbajtur a për të mos rënë; qëndroj duke u mbajtur pas dikujt a pas diçkaje; vet. v. III qëndron m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbështet dikë a diçka ose kur mbështetem. Mënyra e mbështetjes së duarve në supe. Mbështetja në forcat e veta. Mbështetja në përvojën e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉTUR (i, e) mb. Që mbështetet në fakte e në prova ose në parime e arsyetime të shëndosha; që është ndërtuar a që ngrihet mbi një bazë të shëndoshë; i argumentuar mirë, i bazu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉTUR ndajf. Duke u mbështetur te diçka a te dikush. Rrinte mbështetur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉTËS,~E mb. 1. Që shërben për të mbështetur diçka, që e mban të mos bjerë; që i shërben diçkaje për të qëndruar, që shërben si mbështetje. Shtyllë mbështetëse. Tra mbështetës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mbështet e ndihmon dikë, përkrahës. Mbështetësit e vendimit. Mbështetësit e sulmit. Kishte mbështetës të fortë. Është mbështetës besnik i skuadrës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËSHTÉTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka (shtyllë, furkë etj.) që shërben për të mbajtur një send nga poshtë ose anash, për ta përforcuar atë etj., mbajtëse. Shufra mbështetëse e v…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBËSHT/ÍLLEM jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË 1. vetv., vet. v. III Mblidhet si lëmsh ose rreth e rrotull diçkaje; kund. çmbështillet; shtillet. U mbështoll filli (litari). Hardhia u mbë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë