Fjalori
MBËSHTETJE

MBËSHTÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbështet dikë a diçka ose kur mbështetem. Mënyra e mbështetjesduarvesupe. Mbështetjaforcat e veta. Mbështetjapërvojën e përparuar. Mbështetjatraditat kombëtare. Mbështetja e kandidaturës.
2. Shtyllë a diçka tjetërvendoset për të mbajtur peshën a që të mos e lejojëlëvizë ose të bjerë diçka; mbajtëse, mbështetëse. Vendos trarëtshërbejnë si mbështetje e çatisë. Mbështetje e palëvizshme. I vuri një mbështetje. Një mbështetje prej kallami.
3. vet. nj. Njeri a grup njerëzishpërkrah dhe ndihmon dikë; përkrahës a tërësi përkrahësish. Mbështetje e plotë (e sigurt, e fuqishme, e vendosur). Kërkoi (gjeti, siguroi) mbështetje. Nuk ka mbështetje. Ishte pa mbështetje.
4. Para, ushqime a veshje që i nevojiten dikujt për të jetuar a për të kryer një veprimtari, ndihmë ekonomike. Qeveria dha mbështetje ekonomike për njerëzitnevojë. Mbështetje në të ardhurat (ek.) shumë parash që u jepet fermerëve për shtimin e drejtpërdrejtë të të ardhuravetyre.
5. Ndihmë psikologjike a emocionale që i nevojitet dikujt në një situatëcaktuar; përkrahje, mbrojtje. Kur humbi punën, nëna qe mbështetje e madhe për të. Në mbështetjemendimitdhashë. Me mbështetjen e familjes (shkollës, shoqërisë, qeverisë).
6. Miratim a përkrahje për idetë, për qëndrimin a për veprimtarinë e një personi a grupi. Ai shpresonte që me këtëfitonte mbështetje mbarëpopullore.
7. usht. Ndihmë a mbrojtje me zjarr, me mjete luftimi ose me forcagjalla një njësi ushtarake. Gjenerali kërkoi mbështetje ushtarake.
8. libr. Bazë. mbështetjeligjit... (të nenit... të vendimit...). Si mbështetje mundmerret...
Sin.: mbështetëse, shtyllë, mbajtëse, përforcim, përkrahës, përkrahje, ndihmë, mbrojtje, miratim, vërtetim, argumentim, bazë.


Rezultate të ngjashme

MBËSHTÉT (MBËSHTÉS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E vë diçka mbi një send ose diku që të qëndrojë, të mbahet, të mos luajë etj. Mbështet shkallën pas murit. Mbështeti kokën në jastëk (në p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MBËSHTÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbështet trupin, duart etj. diku për t’u mbajtur a për të mos rënë; qëndroj duke u mbajtur pas dikujt a pas diçkaje; vet. v. III qëndron m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHTÉTUR (i, e) mb. Që mbështetet në fakte e në prova ose në parime e arsyetime të shëndosha; që është ndërtuar a që ngrihet mbi një bazë të shëndoshë; i argumentuar mirë, i bazu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHTÉTUR ndajf. Duke u mbështetur te diçka a te dikush. Rrinte mbështetur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHTÉTËS,~E mb. 1. Që shërben për të mbështetur diçka, që e mban të mos bjerë; që i shërben diçkaje për të qëndruar, që shërben si mbështetje. Shtyllë mbështetëse. Tra mbështetës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHTÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mbështet e ndihmon dikë, përkrahës. Mbështetësit e vendimit. Mbështetësit e sulmit. Kishte mbështetës të fortë. Është mbështetës besnik i skuadrës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHTÉTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka (shtyllë, furkë etj.) që shërben për të mbajtur një send nga poshtë ose anash, për ta përforcuar atë etj., mbajtëse. Shufra mbështetëse e v…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MBËSHT/ÍLLEM jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË 1. vetv., vet. v. III Mblidhet si lëmsh ose rreth e rrotull diçkaje; kund. çmbështillet; shtillet. U mbështoll filli (litari). Hardhia u mbë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHT/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. Mbledh fillin lëmsh në një gjep a në masur; mbledh; kund. çmbështjell; shtjell. Mbështjell perin (fijet). Mbështjell në kallam. Mbështolli l…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MBËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Letër, lëkurë, pëlhurë etj. që përdoret si veshje e jashtme për diçka, mbështjellëse. Mbështjellë lëkure (meshine, teneqeje).2. bised. Diçka e fsh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.