Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBËRTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbërthej dikë a diçka ose kur mbërthehem. Shmangien e mori për mbërthim me shpatulla për muri. Mjeshtri kishte menduar një mënyrë të re mbërthimi. Mbërthimi i arkave. Mbërthimi i armës (i mitralozit). Material mbërthimi gozhdët, vidhat etj.
2. Pamundësi për të lëvizur a për të bërë përpara, ngecje. Mbërthimi në trafik të bën nervoz.
3. Pllakosje. Në mbërthim të territ më të dendur.
MBËRTHÉCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë, sumbull. Mbërthecka e këmishës.2. Ilik; thile.3. Paramanë për të kapur dy anët e një petku etj.4. Kllapëz prej teli, e përthyer me dy kënde …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÉC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBËRTH/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Mbërthej kopsat e një petku që kam veshur; mbërthej pallton, këmishën etj., kopsitem; kund. zbërthehem. Mbërthehem mirë e mirë. Mbërth…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Fut kopsën në ilik; kap e bashkoj me kopsa, me karficë etj. dy anët e një veshjeje, të një rrobe etj.; kund. zbërthej. Mbërthej kopsat (sustat). …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝER (i, e) mb. 1. Që është kapur me kopsë, i kopsitur; kund. i zbërthyer. Me jakë të mbërthyer. Me këmishë (me pallto) të mbërthyer. Fustan i mbërthyer deri në grykë.2. Që ës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝERA,~T (të) f. vet. sh., anat. Kyçet e gjymtyrëve. Të mbërthyerat e duarve (e këmbëve, e gishtërinjve). I dhembin të mbërthyerat. Ia di të mbërthyerat a) dikujt ia di hiletë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝES,~E mb. 1. Që shërben për të mbërthyer diçka. Kllapë mbërthyese.2. fig. Që të zë ngushtë, që të gozhdon, të mbërthen. Heshtje mbërthyese. Pyetje mbërthyese. Përgjigja isht…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë