Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBËRTHÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë.
MBËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Fut kopsën në ilik; kap e bashkoj me kopsa, me karficë etj. dy anët e një veshjeje, të një rrobe etj.; kund. zbërthej. Mbërthej kopsat (sustat). Mbërthej zinxhirin. Mbërthej këmishën (pallton, pantallonat). Mbërthej çantën. Mbërthej me kopsë (me karficë).
2. Ngul gozhdë në një dërrasë etj. për ta ngulitur mbi diçka, ngallmoj. Mbërthej me gozhdë. Mbërthej me çekiç. Mbërthej dërrasat (trarët). Mbërthej arkën (derën, dyshemenë). Mbërthej këpucët (takat) me thumba. E mbërtheu në mur.
3. Var a kap një gjë diku me gjilpërë, me karficë, me tel etj., i vendos, i ngjesh. Mbërtheu dekoratat në gjoks. Mbërtheu shpatën në brez. Mbërtheu fluturat në album. Mbërtheu vëthët në vesh.
4. E rrok mirë dikë a diçka me duar ose me ndonjë mjet tjetër dhe e shtrëngoj fort që të mos më shpëtojë; e kap, e zë, e shtrëngoj fort (edhe fig.). E mbërtheu për fyti (për gryke, për flokësh, për beli, për mënge). E mbërtheu me krahë. E mbërtheu timonin me të dyja duart. Mbërtheu çekiçin e nisi të punonte. Mbërtheu dhëmbët e s’e hapi gojën. E mbërthyen kur po kapërcente kufirin.
5. Vë kaun në zgjedhë, mbreh; lidh kalin në karrocë; kund. zbërthej. Mbërtheu qetë në parmendë.
6. Bashkoj pjesët e veçanta të një mekanizmi në një të tërë, duke e vënë secilën në vendin e vet; kund. zbërthej. Mbërthej mitralozin (topin). Mbërthej bajonetën në pushkë. Mbërthej vidhat.
7. fig. E bëj dikë të qëndrojë në një vend pa lëvizur ose për një kohë të gjatë; e vë në një gjendje të tillë sa që s’ka nga luan, e zë ngushtë; ia mbledh keq. E mbërtheu në vend me një vështrim. E mbërtheu mirë me fjalë. S’e mbërthen dot atë.
8. vet. v. III Më kap keq, më zë mirë e s’më lëshon (sëmundja, frika etj.); më pllakos (edhe fig.) (përdoret zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën kallëzore). E ka mbërthyer sëmundja (gripi, përdhesi). E mbërthyen ethet. E mbërtheu gjumi. E mbërtheu frika. E mbërtheu rakia e zuri keq rakia, u deh. Na mbërtheu shiu (bora, të ftohtët). Kriza ka mbërthyer gjithë vendin.
9. fig. Ngul fort (sytë, vështrimin) mbi dikë a mbi diçka dhe nuk ia heq. Ia mbërtheu shikimin (vështrimin). I mbërtheu sytë me habi.
10. bised. E mbush plot. E mbërtheu shtëpinë me të mira.
✱Sin.: kap, kopsit, qep, përtheksoj, karfos, ngallmoj, montoj, var, vendos, ngjesh, zë, citos, ngul, gozhdoj, qapoj, përlaj, kapërthen, zatet, pllakos, përfshij, pushton, zapton, mbreh, përqendroj, ngjesh, ngushtoj.
♦ E mbërtheu (e zuri, e kapi) për *fyti (dikë). E mbërtheu (e kyçi, e mbylli, e qepi) *gojën (dikush). E mbërtheu me *gozhdë (diçka a dikë). E mbërtheu (e zuri, e kapi) për *gryke (dikë). E mbërthej (e mbaj, e gozhdoj) në *vend (dikë).
MBËRTHÉCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë, sumbull. Mbërthecka e këmishës.2. Ilik; thile.3. Paramanë për të kapur dy anët e një petku etj.4. Kllapëz prej teli, e përthyer me dy kënde …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÉC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MBËRTH/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Mbërthej kopsat e një petku që kam veshur; mbërthej pallton, këmishën etj., kopsitem; kund. zbërthehem. Mbërthehem mirë e mirë. Mbërth…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Fut kopsën në ilik; kap e bashkoj me kopsa, me karficë etj. dy anët e një veshjeje, të një rrobe etj.; kund. zbërthej. Mbërthej kopsat (sustat). …
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbërthej dikë a diçka ose kur mbërthehem. Shmangien e mori për mbërthim me shpatulla për muri. Mjeshtri kishte menduar një mënyrë të re mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝER (i, e) mb. 1. Që është kapur me kopsë, i kopsitur; kund. i zbërthyer. Me jakë të mbërthyer. Me këmishë (me pallto) të mbërthyer. Fustan i mbërthyer deri në grykë.2. Që ës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝERA,~T (të) f. vet. sh., anat. Kyçet e gjymtyrëve. Të mbërthyerat e duarve (e këmbëve, e gishtërinjve). I dhembin të mbërthyerat. Ia di të mbërthyerat a) dikujt ia di hiletë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝES,~E mb. 1. Që shërben për të mbërthyer diçka. Kllapë mbërthyese.2. fig. Që të zë ngushtë, që të gozhdon, të mbërthen. Heshtje mbërthyese. Pyetje mbërthyese. Përgjigja isht…
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËRTHÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbërtheckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë