Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MBËLT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbjell bimë a pemë duke ngulur në dhe fidanët, filizat, rrënjët ose qepujkat e tyre; artis. Mbëltoj qepë (hudhra, domate). Mbëltoj hardhi (ullinj, pemë). Mbëltoj lule. Mbëltojnë vreshta në tokat e tyre. Nuk mbëltojnë që të hanë të tjerët.
2. Fut në dhe, varros dikë.
3. fig. Tregoj kujdes që të përftoj ose të zhvilloj një cilësi a aftësi, kultivoj. Mbëltojmë farën e durimit. Kultura që kanë mbëltuar arbanët. Mbëlton vullnetin e padronit.
✱Sin.: mbjell, varros, përftoj, kultivoj.
MBËLTÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbjell një pemë a diçka tjetër, mbjellës. Mbëltuesit do të vjelin vreshtat që mbëltuan.
Shfaq përkufizimin e plotë →MBËLTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbjell një pemë a diçka tjetër, mbjellëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë