Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MATRAPAZLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised., keq. 1. Puna që bën një matrapaz; të qenët matrapaz. Nxirrte jetesën me matrapazllëqe.
2. fig. Veprim e sjellje me hile, mashtrime e pazarllëqe njësoj siç bën një matrapaz. Matrapazllëk i ndyrë (i poshtër). Bënte matrapazllëqe. Merrej me matrapazllëqe.
MATRAPÁZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised., keq. 1. Tregtar i vogël që bën hile e mashtrime të nxjerrë fitime, përshitës. E bleu nga një matrapaz. Mirëmbajtësit e rrjetit janë kthyer në mat…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATRAPÁZ,~E mb. bised., keq. Që bën hile e mashtrime në tregti për të nxjerrë fitime. Tregtarë matrapazë. Mashtruesit matrapazë të kohërave të sotme. Djalë matrapaz.
Shfaq përkufizimin e plotë →MATRAPÁZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised., keq. 1. Tregtare e vogël që bën hile e mashtrime të nxjerrë fitime, përshitëse. Është matrapaze e bizhuterive.2. fig. Ajo që nuk ka parime dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë