Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MATERIALÍST,~E mb. 1. Që vepron kryesisht me qëllimin që të ketë përfitim material; që beson se të pasurit para dhe pasuri është kuptimi i jetës; kund. idealist. Është shumë materialist.
2. filoz. Që ka të bëjë me materializmin, që përputhet me parimet e materializmit, që mbështetet në materializëm, që përshkohet nga materializmi; që përkrah dhe mbron parimet e materializmit; që mban qëndrim prej materialisti; kund. idealist. Botëkuptim (koncept, shpjegim) materialist. Filozofi (metodë) materialiste. Dialektika materialiste. Dijetar materialist.
MATERIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që vepron duke u nisur kryesisht nga përfitimi material; ai që beson se të kesh para dhe pasuri është gjithçka në jetë.
2. filoz. Ithtar i filozofisë materialiste, pasues i materializmit. Materialist dialektik. Materialist metafizik. Materialistët e shekullit XVII e XVIII. Pikëpamjet e materialistëve.
MATERIALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vepron duke u nisur kryesisht përfitimi material; ajo që beson se të kesh para dhe pasuri është gjithçka në jetë.2. filoz. Ithtare e filo…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIÁL,~E mb. 1. Që lidhet me materien ose që përbëhet nga materia, që mund të kapet me anë të shqisave, lëndor. Pikë materiale (lëndore) (mek.). Provë materiale (lëndore) (drejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çdo send konkret që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar diçka; lëndë. Materiale elektrike. Material drusor (sintetik). Material…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIALÍSHT ndajf. Nga ana materiale, me para ose me një mjet tjetër që ka vlerë të madhe monetare, ekonomikisht. E përkrah (e ndihmoj, e motivoj) dikë materialisht. Përgjigjem ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur materializoj ose kur materializohet diçka. Materializimi i mendimeve (i ideve).
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap trajtën e një sendi konkret a të diçkaje që kapet nga shqisat; e kthej nga diçka abstrakte në diçka konkrete, e bëj diçka materiale a lënd…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIALIZÚAR (i, e) mb. Që është materializuar, që ka marrë formën e diçkaje konkrete; i sendëzuar; i lëndëzuar. Ide e materializuar në një bust. Përsosmëria e materializuar në sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIALIZÚES,~E mb. Që materializon diçka, që i jep formën e diçkaje konkrete; sendëzues; lëndëzues. Mjet materializues.
Shfaq përkufizimin e plotë →MATERIALÍZ/ËM,~MI m. 1. Besimi se të kesh para dhe pasuri është gjithçka në jetë; kund. idealizëm.2. filoz. Doktrina se materia fizike është realiteti i vetëm dhe se gjithçka, duke…
Shfaq përkufizimin e plotë →MATÉRI/E,~A f. 1. Material fizik që ka formë dhe peshë në kushte të zakonshme, substancë fizike që ekziston në univers, lëndë. Materia e gaztë (e ngurtë, e lëngët). Materie inorgan…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë