Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MATÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është në anën tjetër të një vendi, që ndodhet në anën e përtejme, që është matanë; i anës tjetër, i përtejshëm. Banorët e matanshëm. Në bregun e matanshëm të lumit. Jetoj në anën e matanshme të qytetit. Heshtjen e matanshme e mbuluan tingujt e muzikës.
2. I largët. Qielli u bë më i përtejmë. Poetja bëhet më e matanshme, më mistike.
3. Që lidhet me anën tjetër të një fakti a dukurie. Realiteti i matanshëm i një bote tjetër shpirtërore. Kohët e matanshme të vendit. Paraqet një botëkuptim (dimension) të matanshëm.
4. Që i takon botës tjetër, që lidhet me jetën pas vdekjes; që është në botën e përtejme. Flet për botën e matanshme. Kaloi në botën e matanshme.
✱Sin.: i përtejshëm, i largët, i përtejmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë