Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÁSTER,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Program kualifikimi që përfshin ciklin e dytë të studimeve universitare. Regjistrohem në programin e studimit ‘Master i shkencave’. Ndjek programin e studimit ‘Master profesional’.
2. Gradë që merret pas mbarimit të ciklit të dytë të studimeve universitare, duke u kualifikuar më tej e duke mbrojtur një mikrotezë. Mbroj tezën e masterit.
MASTERPLÁN,~I m. sh. ~E, ~ET Plan ose program i madh dhe i hollësishëm për të arritur një objektiv. Masterplani i zhvillimit të portit të Durrësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë