Fjalori
MASKARALLËK

MASKARALLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Veprim e sjellje prej maskarai. Veprimi i tij ishte maskarallëk i madh. Pse sillet ashtu, ç’është ky maskarallëk!?
2. Punë e poshtër dhe e ndyrë. Po jua them se çfarë maskarallëku do të bëhet. Pas kurrizit të tij po luhej ndonjë maskarallëk. Merrej me maskarallëqe. Kishte bërë një mijë e një maskarallëqe.
3. kryes. sh. Fjalëndyra, fjalëliga. Nxori nga goja gjithfarë maskarallëqesh.
Sin.: poshtërsi, pafytyrësi, paturpësi, batakçillëk, pandershmëri, ndyrësi, pisllëk, ligësi.


Rezultate të ngjashme

MASKARÁ mb. m. Që është i poshtër, i pandershëm dhe i pacipë. Qenka burrë maskara!Sin.: i poshtër, i pacipë, i pafytyrë, i paturp, i pandershëm, delenxhi, pusht, pizeveng.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKAR/Á,~ÁI m. sh. ~ÉNJ,~ÉNJTË Ai që është i poshtër, i pandershëm dhe i pacipë. Maskara i ndyrë! Ku e njohe këtë maskara? E bëri maskara e shau rëndë, e bëri për turp, e bëri për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKARÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mbrëmje dëfrimi ku pjesëmarrësit vënë maska në fytyrë dhe veshin rroba jo të zakonshme; turmë njerëzish të maskuar e të veshur në mënyrë qesharake. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKARALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. E fus dikë në ngatërresa duke gënjyer a shpifur për të; shpif. Ky maskaralloi kundër fretërve. Në atë faqe maskarallon prapë e thotë gjëra t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKARÉSHË mb. f. Që është e poshtër, e pandershme dhe e pacipë. Femër maskareshë.Sin.: e poshtër, e pacipë, e pafytyrë, e paturp, e pandershme, delenxheshë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKARÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është e poshtër, e pandershme dhe e pacipë. Një maskereshë e paskrupullt. Maskaresha e madhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKARÍ,~A f. sh. ~, ~TË Shaka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKARÍSHT ndajf. Me metoda prej maskarai. E nëpërkëmbi dikë maskarisht. E ndërtoi dyqanin maskarisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MASKAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MASKARÓJ. Postoi një foto, por përfundoi duke u maskaruar në rrjet nga komentet e shumta.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MASKAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E tall, e qesëndis.2. Ia punoj dikujt me maskarallëk.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.