Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MASIVIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet masiv, merr karakter masiv, përhapet në masë. Pritet të masivizohet përdorimi i rrjetit kompjuterik. Po punohet për të masivizuar basketbollin. Duhen masivizuar testimet në shkollë.
2. pës. e MASIVIZÓJ. Lëvizja patriotike u masivizua nga atdhetarët shqiptarë nga të katër anët e botës.
MASIVÍSHT ndajf. Në mënyrë masive. Në qytet qarkullonin masivisht me makina. Mbjell bimë mjekësore masivisht. Të rinjtë po ikin masivisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASIVITÉT,~I m. 1. Sasi ose vëllim i madh i diçkaje, masë e madhe. Me gjithë masivitetin e tij, shiu nuk i shoi vatrat e zjarrit.2. Pjesëmarrje e gjerë e njerëzve në një veprimtari…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASIVIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur masivizoj ose kur masivizohet diçka. Masivizimi i shkollës së lartë ka dobi për shoqërinë. Synohet masivizimi i shkencës (i letërsisë, i arteve).2. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASIVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj masiv, i jap karakter masiv, e përhap në masë. Masivizojmë arsimin (kulturën). Filloi projekti që masivizon sportin në shkolla.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASIVIZÚAR (i, e) mb. Që është masivizuar, që është bërë masiv. Kjo lloj tregtie nuk është ende e masivizuar. Procesi i vetingut duhet të jetë individual dhe jo i masivizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë