Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MASHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dredhi, zotime a premtime të rreme, lajka e mënyra të tjera që përdor dikush për t’ia hedhur një tjetri ose për të nxjerrë ndonjë përfitim vetjak; gënjeshtër. Mashtrim i madh. Përdor mashtrime. Taktika e mashtrimeve.
2. Veprimi kur mashtroj ose kur mashtrohem. Mashtrim në peshë (në matje).
✱Sin.: dredhi, dinakëri, dhelpëri, gënjim, tundim, hedhje, kurthim, njimtim, qeshje, hile, rrenë, gënjeshtër, blof, batakçillëk, dallavere, xhambazllëk, lurtim.
MASHTRÁP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Algë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë me një vesh, zakonisht prej metali, që përdoret për të pirë ujë, qumësht etj.; gotë. Mashtrapë teneqeje (alumini, druri). Piu një mashtrapë qumë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mashtrim. Është një mashtresë e madhe. Deri kur do të vazhdojë mashtresa? I jep fund mashtresës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Mashtrim. Nuk zgjedh mashtrinë. Simbol i mashtrisë dhe tradhtisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E gënjej dikë me qëllim duke përdorur dredhi, lajka, premtime të rreme etj.; e bëj të besojë diçka që nuk është e vërtetë. Gruaja i kallëzoi drej…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÚAR (i, e) mb. Që është mashtruar nga dikush; i gënjyer. Doli i humbur dhe i mashtruar. Ndihej e mashtruar.✱Sin.: i gënjyer, i rrejtur, i njimtuar, i torrluar, i lurtuar, i l…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është mashtruar. Cili është i mashtruari?
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është mashtruar. Ajo është një nga të mashtruarat.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÚES,~E mb. 1. Që mashtron të tjerët ose që e ka zakon të mashtrojë. Njeri mashtrues.2. Që është karakteristik për mashtruesit, prej mashtruesi; që bëhet për të mashtruar dikë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mashtron të tjerët; gënjeshtar; hileqar. Mashtrues i regjur. Dinakëria e mashtruesit. E zbuluan mashtruesin. Nuk ra në duart e mashtruesve.✱Sin.: g…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë