Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MASHKULLÍM,~I m., përmb. Të gjithë meshkujt që janë në një familje, fshat, krahinë, vend etj.; tërësi meshkujsh. U gjend për herë të parë midis një dendësie mashkullimi. Bota dhe mashkullimi sa vete po egërsohen. Thirri në luftë tërë mashkullimin. Mashkullimi ishte i egër përreth. Thirri në kuvend krejt mashkullimin. Tërë mashkullimi u hutua prej saj. E priti me padurim krejt mashkullimi i bjeshkëve. Lulja e krejt mashkullimit më i miri ndër djem e burra.
MÁSHKULL,~II m. sh. MÉSHKUJ, MÉSHKUJT 1. Njeri me veti anatomike e fiziologjike të tilla që e bëjnë të aftë për të pllenuar qelizat seksuale femërore me qëllim riprodhimin, burrë a…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁSHKULL mb. 1. Që i përket gjinisë mashkullore, i gjinisë mashkullore, mashkullor. Fëmijë mashkull. Qefull mashkull. Misër mashkull.2. fig. Që hyn në diçka tjetër për t’u mbërthye…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁSHKULL,~III m., krahin. Çanak prej druri, mashtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÍ,~A f. 1. Të qenët mashkull, vetia e mashkullit. Burrë pa mashkulli burrë që s’i ka vetitë e mashkullit.2. përmb. Tërësia e meshkujve, djemtë dhe burrat; kund. grari. Erdh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Pjell meshkuj (për bagëtitë); kund. femëron. Lopa mashkulloi sivjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR,~E mb. 1. Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i mashkullit a i meshkujve; që përbëhet nga meshkuj; kund. femëror. Popullsia mashkullore. Seksi mashkullor. Orga…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Mashkulli i bletës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Shermend i hardhisë që nuk lidh kokrra.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT I vogli mashkull i buallicës, nga një deri në tre vjeç, buall i ri i patredhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKÚR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET E vogla femër e buallicës, nga një deri në tre vjeç, buallicë e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë