Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÁSHKULL,~II m. sh. MÉSHKUJ, MÉSHKUJT 1. Njeri me veti anatomike e fiziologjike të tilla që e bëjnë të aftë për të pllenuar qelizat seksuale femërore me qëllim riprodhimin, burrë a djalë; kund. femër. Meshkujt e shtëpisë (e fshatit). Fytyrë (tipare, zë) mashkulli. Ushtrime për meshkuj. Skuadra e meshkujve. Lindi mashkull.
2. Kafshë me veti e tipare anatomike e fiziologjike të tilla që e bëjnë të aftë për të mbarsur femrën; kund. femër. Mashkulli i breshkës. Mashkulli i bletës mashkullori.
3. bot. Kërcelli i një bime (kryesisht i qepës) që mban farat dhe që është zakonisht i fortë, rabush. Mashkulli i qepës. Mashkulli i misrit kërcelli i misrit pa kalli, kërcell i gjatë që lëshon qepa, në majë të të cilit ndodhen farat për shumim.
4. tek. Pjesa e dalë e një mjeti, e një mekanizmi ose e diçkaje tjetër, e cila hyn e mbërthehet në pjesën tjetër; kund. femër. Mashkull e femër një lloj mbërthecke. Mashkulli i qerres (i karrocës) shtizë.
MÁSHKULL,~III m., krahin. Çanak prej druri, mashtër.
MASHKULLÍ,~A f. 1. Të qenët mashkull, vetia e mashkullit. Burrë pa mashkulli burrë që s’i ka vetitë e mashkullit.2. përmb. Tërësia e meshkujve, djemtë dhe burrat; kund. grari. Erdh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÍM,~I m., përmb. Të gjithë meshkujt që janë në një familje, fshat, krahinë, vend etj.; tërësi meshkujsh. U gjend për herë të parë midis një dendësie mashkullimi. Bota dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÍSHT ndajf. Siç është karakteristike për burrat, siç i ka hije burrit, në mënyrë mashkullore, burrërisht. I poqi fjalët mashkullisht. E bëri bisedën mashkullisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Pjell meshkuj (për bagëtitë); kund. femëron. Lopa mashkulloi sivjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR,~E mb. 1. Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i mashkullit a i meshkujve; që përbëhet nga meshkuj; kund. femëror. Popullsia mashkullore. Seksi mashkullor. Orga…
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Mashkulli i bletës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Shermend i hardhisë që nuk lidh kokrra.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKULLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua që nuk lind fëmijë, shterpë.2. Grua që ka tiparet e një burri dhe sillet si burrë.3. gjuh. Gjinia mashkullore; kund. femërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT I vogli mashkull i buallicës, nga një deri në tre vjeç, buall i ri i patredhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MASHKÚR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET E vogla femër e buallicës, nga një deri në tre vjeç, buallicë e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë