Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARTÍR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar.
2. Ajo që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore, për besimin fetar etj.), ajo që sakrifikon veten për një kauzë; dëshmore. Martirja e kombit. Martirja e re.
3. Ajo që jep jetën për diçka me vlerë të madhe. Martire e dashurisë.
MARTÍR,~E mb. 1. Që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar. Misionarë martirë.
2. Që vuan shumë dhe jep jetën për një çështje të lartë e të shenjtë Popull martir. Kosova martire. Në Drenicën martire. I këndoj Borovës (tokës) martire.
3. Që sakrifikon jetën për diçka me vlerë të madhe. Poet martir.
MARTÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar.
2. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë, ai që sakrifikon veten për një kauzë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore etj.); dëshmor. Martirët e Atdheut (e lirisë). Martirët e Borovës. Gjaku i martirëve. Varret e martirëve. Përkujtimi i martirëve të rënë për Atdhe. Dha jetën si martir. U ngrit një obelisk në kujtim të martirëve.
3. Ai që jep jetën për diçka me vlerë të madhe. Martir i dashurisë.
MARTÍR,~E mb. 1. Që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar. Misionarë martirë.2. Që vuan shumë dhe jep jetën për një çështje të lartë e të shenjtë Popull mar…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARTÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar. 2. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë, ai që s…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARTIRIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur martirizoj dikë ose kur martirizohem. Martirizimi i heronjve. Dita e martirizimit. Përkujtoj martirizimin e dy shqiptarëve.2. Vuajtje e rëndë dhe e …
Shfaq përkufizimin e plotë →►MARTIRIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie dëshmor, bëhem theror, flijohem për një kauzë të madhe. U martirizuan për lirinë e Atdheut.2. vetv. Heq e vuaj shumë për një çësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARTIRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E dënoj dhe e vras për përkushtimin ndaj një kauze të madhe, e bëj martir. Pushtuesi që martirizoi një numër të madh shqiptarësh.2. E mundoj ap…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARTIRIZÚAR (i, e) mb. 1. Që e kanë vrarë për një kauzë të madhe, që ka rënë martir. Prift i martirizuar. Ushtarë të martirizuar.2. Që ka vuajtur dhe është torturuar si martir. Pop…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARTIRIZÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është martirizuar, ai që ka rënë martir. Të martirizuarit për atdhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARTIRIZÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është martirizuar, ajo që ka rënë martire.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë