Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MARRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Luaj nga mendtë, bëhem i marrë nga trutë, shkalloj, çmendem. U marros nga dëshpërimi. Ç’bën ashtu, mos u marrose?
2. fig., vetv. Zemërohem shumë, bëhem si i marrë nga inati (zemërimi, zilia etj.), tërbohem. Po marrosej fare.
3. fig., vetv. Bëj veprime jo normale nga dashuria e madhe a gëzimi i papritur për dikë a diçka, bëj veprime të paarsyeshme për shkak të një ndjenje të fortë pozitive që ndiej përnjëherësh, sillem si i marrë. U marros kur e pa djalin pas një kohe të gjatë.
4. fig., vetv. E dua dikë a diçka jashtë mase, lë mendtë pas dikujt a diçkaje; jepem tepër pas dikujt a pas diçkaje. Marroset pas fëmijëve (pas muzikës, pas sportit). U marros pas modës.
5. pës. e MARRÓS. U marros nga zilia (nga zemërimi). U marros nga gëzimi.
MARRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të luajë mendsh, e shkalloj nga mendtë, e çmend.2. E hutoj dhe i marr mendtë, e bëj si të marrë, e budallalleps.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur marros dikë ose kur marrosem. Marrosja e mendjes. Marrosja pas sportit. Marrosjet e vogëlushëve pas përrallave me princër e prin…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÓSUR (i, e) mb. 1. Që vuan nga çrregullime të rënda psikike, që është prishur nga mendtë, që është marrosur nga truri, i çmendur. Njeri i marrosur. Është gjysmë i marrosur. Bër…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÓSUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Vajzë a grua e marrosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÓSUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Djalë a burrë i marrosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë