Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÁRRË (i, e) mb. 1. Që vuan nga çrregullime të rënda psikike; që ka luajtur nga mendtë, i çmendur; i shkalluar. Njeri i marrë. U bë si i marrë.
2. Që vepron pa mend në kokë, që sillet ose flet pa arsye të shëndoshë; kokëkrisur; që bën si i tërbuar. Trim i marrë njeri me guxim të tepruar që hidhet në rreziqe pa menduar thellë.
3. Që është në kundërshtim të plotë me gjykimin e shëndoshë, që është krejt i pamenduar, i papeshuar ose i papërmbajtur. Vendim i marrë. Përpjekje e marrë. Plane të marra.
4. Budalla. Nuk është aq i marrë sa duket.
5. I fortë, i tërbuar (për erën etj.). Erë e marrë.
6. Që nuk ka shëndet të mirë.
MÁRR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që vuan nga çrregullime të rënda psikike, i sëmurë psikik; i çmendur; i shkalluar. Ata janë edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. Mos vallë mungojnë të marrët?
2. Budalla. Ka të marrë dhe të urtë. Të marrët e përbuzin urtinë dhe mësimin. Një i marrë hedh një gur në pus, njëqind të mençur s’e nxjerrin dot. (fj. u.).
♦ I vjen *mendja të marrit (diku).
MÁRR/E,~JA f., bised. Turp. I vjen marre. Ka marre. Është marre ta bësh këtë gjë. E kanë për marre. E mbuloftë marrja! (mallk.). E bëri me marre e turpëroi, e koriti. I ka plasur delli i marres s’ka pikë turpi, është i pacipë.
♦ Ra në marre (dikush) u skuq shumë nga turpi, u turpërua keq, u bë me turp; u nxi me bojë; iu nxi faqja (dikujt); e ndien veten ngushtë; kund. s’i nxihet faqja (dikujt). E çon (e shtie) marrja (diku) mospërf. ndërhyn atje ku nuk i takon, atje ku nuk e kërkon njeri; përzihet në punët e të tjerëve; do që të gjendet edhe ai në muhabet, edhe kur s’e përfill njeri; fut hundët (hundën) (dikush); është bërë lugë çervishi (dikush); hedh kripë në gjellë të botës (të huaj) (dikush);nuk lë vrimë pa u futur (dikush). E ka *dellin e marres në shteg të ballit (dikush) keq. Marrja e tokës përçm. shih faqja e zezë. I qit marre vetes (dikush) shih shtyp hudhra në kokën e vet (dikush).
MARR vep., MÓRA, MÁRRË kal. 1. E kap diçka a dikë me dorë a me një send tjetër dhe e heq nga vendi i vet; e rrok me duar a me diçka tjetër dhe e mbaj. Mori bukën (kazmën, librin, p…
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÁK,~E mb. I marrë, i çmendur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i marrë, i çmendur, djalë ose burrë marrak.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRÁN,~E mb. 1. Që është i marrë a i çmendur, marrok.2. Që është i ngathët dhe i pazoti, qullash.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁRR/E,~JA f., bised. Turp. I vjen marre. Ka marre. Është marre ta bësh këtë gjë. E kanë për marre. E mbuloftë marrja! (mallk.). E bëri me marre e turpëroi, e koriti. I ka plasur d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁRRË (i, e) mb. 1. Që vuan nga çrregullime të rënda psikike; që ka luajtur nga mendtë, i çmendur; i shkalluar. Njeri i marrë. U bë si i marrë.2. Që vepron pa mend në kokë, që sill…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁRR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që vuan nga çrregullime të rënda psikike, i sëmurë psikik; i çmendur; i shkalluar. Ata janë edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁRR/Ë,~AI (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që vuan nga çrregullime të rënda psikike, e sëmurë psikike; e çmendur; e shkalluar.2. Budallaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁRR/Ë,~AII (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Fitim. Nuk ka të marra.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÁRRË,~T (të) as. Marrje. Të marrët frymë me zor. Të marrët nëpër gojë tjetrin. Të marrët me mend të një pune. Të marrët e këtij sakramenti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë