Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MARRËVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pajtim mendimesh ose pranimi i një qëndrimi të caktuar që arrihet ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj. për të rregulluar një çështje, për të kryer një punë etj. Marrëveshje e hapur (e fshehtë, e heshtur). Marrëveshje dypalëshe (shumëpalëshe, ndërkombëtare). Marrëveshje ekonomike (tregtare, kulturore, ushtarake). Marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshje armëpushimi. Përfunduan një marrëveshje. Bënë marrëveshje. Shkeli (prishi) marrëveshjen. Ra (hyri) në marrëveshje me dikë.
2. zyrt. Akt juridik ku përcaktohen detyrimet e të drejtat e dy a më shumë vetave, palëve etj., marrëdhëniet ndërmjet tyre, si edhe kushtet e bashkëpunimit a të bashkëveprimit për të zgjidhur një çështje, për të kryer një punë etj. Nenet (pikat) e marrëveshjes. Nënshkruan marrëveshjen. Marrëveshje për kredi (bank.) marrëveshje zyrtare me shkrim për të marrë hua para ose për të paguar diçka me kalimin e kohës, kundrejt interesit dhe tarifave që përcakton huadhënësi. Marrëveshje për riblerje (bank.) formë e huamarrjes afatshkurtër, kryesisht në letra me vlerë të qeverisë.
MARRËVESHJEPRÍSHËS,~E mb. Që prish një marrëveshje; prishës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MARRËVESHJESÓR,~E mb. Që bëhet me marrëveshje; që i përket një marrëveshjeje. U dolën mirë punët marrëveshjesore. Shkel rregullat marrëveshjesore. Fjalët kanë kuptim marrëveshjeso…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë